Krahasimi/ Rama ndiqet live nga 21.000 ndjekës, Basha shkel masat anti-covid

Ditën e sotme, nisi zyrtarisht fushata elektorale teksa na ndajnë vetëm 1 muaj nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Fushatat e dy partive më të madhe në vend, PS dhe PD, u zhvilluan paralelisht pothuajse në të njëjtën kohë, por me një ndryshim të madh.

Fushata e Partisë Socialiste ishte tepër e qetë, ku në sheshin ”Skënderbej” ishin të pranishëm vetëm 153 kandidatët për deputetë dhe kryeministri Edi Rama.

Edhe pse me vetëm 153 persona në aktivitet, Ramën e ndoqëlive në rrjetin social Facebook, mbi 21 mijë qytetarë ndërsa kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha vetëm 7000.

Vlen të theksohet se në fushatën e Partisë Demokratike, të zhvilluar në sheshin ”Nënë Tereza”, kishte një prani të madh mbështetësish, duke shkelur rregullat anti-covid.