Berisha: Fushata e Ramës si plakat e Marsit, e Bashës si vullkan

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar çeljen e fushatave të dy partive më të mëdha në vend, atë të PS dhe PD.

Berisha, e ka cilësuar si një vullkan hapjen e fushatës nga Lulzim Basha, ndërsa hapjen e fushatës nga ana e Ramës e ka cilësuar si plakat e Marsit, për ftohtësinë që e karakterizohen këto të fundit.

‘Fushata e Bashës si Vullkan! Fushata e Ramës si Plakat e Marsit’,-shkruan Berisha në rrjetin social, Facebook.

Ditën e sotme, Partia Socialiste hapi fushatën zgjedhore në sheshin “Skëndërbe”ku të pranishëm ishin vetëm kandidatët për deputetë, në zbatimin e distancës sociale, ndërkohë Parta Demokratike, hapi fushatën në sheshin “Nënë Tereza”, ku dhe u mblodhën qindra simpatizanë demokratë.