Kosova vijon të regjistrojë shifra të larta të personave të prekur nga koronavirusi.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar edhe 113 raste të reja, duke e çuar në 2,991 numrin total të rasteve të konfirmuara me koronavirus.
Sipas IKSHPK-së, rastet pozitive janë regjistruar: 36 në Prishtinë, 15 në Ferizaj, 12 në Gjilan, 11 në Prizren, 10 në Mitrovicë, 6 në Fushë Kosovë, 6 në Vushtrri, 3 në Drenas, 2 në Viti, 2 në Skënderaj, 2 në Suharekë dhe me nga 1 rast komunat: Gjakovë, Kamenicë, Malishevë, Obiliq, Pejë, Podujevë, Rahovec dhe Shtime.
Deri më tani në Kosovë janë shëruar 1,644 persona, ndërsa 1,293 raste janë ende aktive.