E enjte, 6 Gusht, 2020
19 C
Tirana

Si t’i fyesh dy shqiptarë të suksesshëm

Më të lexuarat

‘Bejruti qytet fantazmë’/Babai fsheh fëmijën poshtë tavolinës, prifti tmerrohet gjatë meshës

Pamje të rënda janë shpërndarë në media, duke demostruar momente prekëse sesi e përjetuan njerëzit shpërthimin në kryeqytetin libanez. Në një video të postuar...

Meta dekreton me shpallje 4 ligje të qeverisë

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar sot me shpallje 4 ligje të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë. Me anë të një njoftimi, Presidenca bën me dije...

VIDEO/ Shpërthim masiv në Bejrut, shkatërrohen ndërtesa të tëra

Një shpërthim masiv ka tronditur ditën e sotme Bejrutin. Shpërthimi ka qenë aq i madh saqë ka shkatërruar ndërtesat që ndodheshin afër, duke ngritur...

Shqipëria regjistron bilancin më të rëndë që nga shpërthimi i pandemisë

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 6 viktima nga koronavirusi. Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën...

Kosovë/ Në kulmin e pandemisë, infermierët dalin në protestë

Në kulmin e pandemisë, disa infermierë kanë dalë duke protestuar në Kosovë. “Kërkesa jonë, e drejtë dhe direkte është që nga 18 euro (për ndërrimin...

“Nuk e ka zakon malësori të tallet me vdekjen e dikujt”, qytetari bën ‘për një lek’ Berishën

Kreu i qeverisë Edi Rama, postoi disa vargje në rrjetet sociale, për të nderuar nënën e tij. Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon Ramën, që nuk...

Tragjedi në Bejrut/ Njerëz të gjakosur, gjithçka e shkatërruar. Trump: Mund të ketë qenë një sulm

Në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump, tha se shpërthimi masiv në Bejrut të Libanit mund të ketë...

Paralajmërimi i Bill Gates: Koronavirusi asgjë para krizës së re që po na afrohet

Filantropi i njohur, Bill Gates, ka paralajmëruar se kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, nuk është asgjë përpara asaj që po afron. Në një...

Imazhet satelitore tregojnë katastrofën e vërtetë të shpërthimit në Bejrut

Imazhet satelitore japin një pasqyrë më të qartë të shtrirjes së vërtetë të shkatërrimit në Bejrut pasi një depo e mbushur me kimikate të...

Guvernatori i Bejrutit shpërthen në lot, i krahason shpërthimet me ato në Hiroshima dhe Nagasaki

Të paktën 50 viktima dhe mijëra të lënduar janë raportuar deri më tani, si pasojë e shpërthimit të fuqishëm në portin e Bejrutit, në...

Nga Mero Baze

Besiana Kadare dhe Elez Biberaj kanë marrë dy lajme të mira. E para është zgjedhur zëvendëspresidente e Asamblesë së Kombeve të Bahskuara, në sesionin e 75 të saj, ndërsa Elez Biberaj është komanduar si drejtor i Përgjithsëm i Zërit të Amerikës, pas dorëheqjes së drejtoreshës së mëparshme, që pasoi sulmet e administratës së presidentit Trump, ndaj radios shtetërore amerikane.

Të dy janë emra që i bëjnë nder botës shqiptare, por jo të dy i nderon reagimi i botës shqiptare, sidomos botës politike.

Marrja e postit të zëvendëspresidentes së Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, natyrisht që është një nder për pozicionin shtetëror të Shqipërisë, dhe për Besianën, që e bën më të plotë këtë vlerësim. Dhe formalisht atë duhet ta përshëndesin gjithë faktorët politik në Shqipëri, pasi nuk bëhet fjalë thjesht për një arritje të Besianës, por për një karrige që mban stemën zyrtare të Shqipërisë në OKB.

Në fakt, e vetmja që e ka uruar, është ambasadorja Yuri Kim. Natyrisht Qeveria e ka njoftuar me gëzim, ndërsa opozita me sa duket quan meritë faktin që nuk e ka sulmuar.

Me sa duket, Lulzim Bashës nuk i ikën inati që Ismail Kadareja i kërkoi të tërhiqej nga fitorja  e vjedhur e vitit 2011 në Tiranë dhe e lidh postin zyrtar të Shqipërisë me mbajtësen e këtij posti, Besiana Kadare.

Nga ana tjetër, i njëjti njeri uron Elez Biberaj për komandimin si drejtor i Përgjithshëm i Zërit të Amerikës, të cilin mund ta uronte fare mirë privatisht.

Biberaj është një gazetar veteran, aq i plotësuar dhe aq profesionist, sa urimet politike nga Partia Demokratike vetëm sa e vënë në siklet dhe i prishin punë. Të mos them pastaj, shpërndarjet e fotove nga Ilir Meta.

Lexo edhe :   Pse “Libani” ynë është më i rëndë
Lexo edhe :   Pse “Libani” ynë është më i rëndë

Ai është në atë pozicion falë punës së tij dhe profesionalizmit të tij, dhe jo shtetit shqiptar. Shteti shqiptar të vetmen “meritë” që ka ndaj tij, është që e ka detyruar familjen e tij të arratiset dhe Biberaj të rritet e shkollohet në SHBA. Meritat e tjera i ka personale.

Ai është vërtet shumë i lidhur me Shqipërinë dhe shqiptarët, edhe për shkak të drejtimit afatgjat të seksionit shqip të “Zërit të Amerikës”, por kjo nuk e ka penguar atë të ruajë distancën profesionale me ndjeshmëritë e tij politike dhe njerëzore.

Nxitimi i Bashës dhe Metës për të uruar Biberajn zyrtarisht nga pozicionet politike që kanë, natyrisht që e vë atë në siklet dhe më shumë i hap telashe, sa sa e nderon.

Të njëjtët mund të uronin Besianën publikisht dhe Biberajn privatisht, pasi Besiana ka avancuar emrin e shtetit shqiptar në OKB, ndërsa Biberaj ka avancuar karrierën e tij si gazetar amerikan. Kjo heshtja ndaj pozicionit të Shqipërisë në OKB dhe lavdërimi politik për Biberajn, është e vetmja mënyrë se si të fyesh të dy njerëzit e suksesshëm të botës shqiptare në SHBA. Natyrisht, jo vetëm nga budallallëku.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zyrtarët amerikanë hedhin poshtë deklaratën e Trumpit për Bejrutin

Ekspertët besojnë se fishekzjarret dhe nitrati i amonit kanë nxitur shpërthimin që ka shkundur kryeqytetin libanez. Dje presidenti amerikan, Donald Trump, tha se gjeneralët...

Kjo është shenja më me fat e horoskopit për sot

DASHI Dita do të jetë pasive dhe nuk do të sjellë ndryshime. Përmirësoni situatën në shtëpi dhe bëni blerje të vogla. Frenoni dëshirat tuaja, pasi...

Vranësira dhe luhatje të temperaturave. Ja si do të jetë moti për sot

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas-hershme mbizotërojnë motin në vendin tonë gjatë paradites. Sipas MeteoAlb, mesdita sjellë zhvillim të vranësirave dhe shira të izoluar....

Imazhet satelitore tregojnë katastrofën e vërtetë të shpërthimit në Bejrut

Imazhet satelitore japin një pasqyrë më të qartë të shtrirjes së vërtetë të shkatërrimit në Bejrut pasi një depo e mbushur me kimikate të...

VIDEO/ Shërbëtorja mbron vogëlushen pas shpërthimit në Bejrut

Një video e re nga shpërthimi në Bejrut, tregon momentin kur një shërbëtore shpëton vajzën e vogël të familjes. Gruaja e cila po bën punët...