Në Kosovë është rritur numri i viktimave nga COVID-19, duke shkuar në 20.
Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se të shtunën ndërroi jetë pacientja 73-vjeçare nga Komuna e Shtimes.
“Pacientja është spitalizuar në Klinikën Infektive me datën 20.04.2020, dhe krahas infeksionit COVID-19 ka qenë e diagnostikuar edhe me sëmundje të tjera kronike”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Numri total i të të infektuarve me koronavirus është 703 aktualisht.