Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Kosovë/ LDK: Kemi 64 vota, shumë shpejt formojmë qeverinë

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Kosovë/ LDK: Kemi 64 vota, shumë shpejt formojmë qeverinë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se sot ose nesër do të nënshkruajnë koalicionet me partitë tjera dhe pastaj do të dorëzojnë emrin e mandatarit te presidenti i shtetit, Hashim Thaçi.

Pas mbledhjes së kreut të LDK-së, Isa Mustafës me grupin parlamentar, para mediave ka folur shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike, Arben Gashi.

Ai ka bërë të ditur se koalicionet do të formalizohen shumë shpejt.

“Po presim që me formalizim e koalicionit, që do të bëhet shumë shpejt, besoj që brenda ditës ose nesër të procedojmë me kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për formimin e qeverisë. Akoma nuk e kemi marrë po besoj që sapo ti kryejmë çështjet që kanë të bëjnë me formimin e koalicioneve, dhe 61 deputetë, do ta njoftojmë presidentin”, ka deklaruar ai.

I pyetur se pse s’ka qenë në takimin e sotëm edhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani, Gashi tha se e njëjta kishte marrë ftesë.

“Votë e mjaftueshme konsiderohen në momentin kur nënshkruhen koalicionet, ne ende si kemi nënshkruar, besojmë që sot ose nesër. Të gjithë deputetët përfshirë zonja Osmani ka qenë e ftuar, po besoj që ka pas diçka nxanë në agjendë”, tha ai, derisa ka bërë të ditur se Lista Serbe do të jetë pjesë e koalicionit dhe do të kenë një zëvendëskryeministër.

“64 vota i kemi. Lista Serbe me sa di unë do të jetë pjesë e koalicionit, bohet koalicioni, lista Serbe ashtu kështu e ka numrin e caktuar të përfaqësimit në institucione Njëri nga ministrat e Listës Serbe do të jetë zv.kryeministër”, shtoi ai.

Shefi i deputetëve të LDK-së tha se nuk e di nëse kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli do të mund të jetë pjesë e seancës ku votohet qeveria e re.

“Sa i përket z.Pacolli ju e dini që nëse na ka mësuar diçka çështja e koronës, ka qenë që të bashkëpunojmë në distancë, nuk e di a do të jetë prezent, po kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër kanë biseduar me të”, tha i njëjti, teksa ka folur edhe për paralajmërimin e LVV-së se do të ankohen në Kushtetuese.

“Mendoj që kemi këndvështrime të ndryshme, letra e presidentit s’ka bazë për të shkuar në Kushtetuese, dekreti është diçka tjetër, është e drejtë e kujtdo që konsideron që ju ka mohuar një e drejtë që t’i drejtohet Kushtetueses, në këtë rast Vetëvendosje mund t’i drejtohet”, shtoi ai.

Gashi ka bërë të ditur se sot nuk janë diskutuar emrat për ministra.

“Sot nuk kemi disku për emra të përveçëm, në parim cilat janë orientimet tona, çështja e ministrave iu është besuar kandidatit për kryeministër me kryesinë e partisë po ashtu dhe grupi parlamentar do të njoftohet për këtë çështje. Sapo të përfundohen koalicionet do të drejtojmë emrin. Unë përsërita tri herë që shpresojmë besojmë që brenda ditës sotme dhe nesër do të mbyllen koalicionet dhe pastaj procedojmë me emrin te presidenti”, tha ai./GazetaExpress/

Tags: kosoveLDKQeveria

TË LIDHURA

Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra
Rajoni

Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

21:35 | 07/07/2025
Greqia urdhëron pushime nga puna për shkak të të nxehtit
Rajoni

Greqia urdhëron pushime nga puna për shkak të të nxehtit

14:49 | 07/07/2025
Mes tensioneve, Vuçiç përuron në heshtje autostradën “Milosh i Madh”
Rajoni

Mes tensioneve, Vuçiç përuron në heshtje autostradën “Milosh i Madh”

16:39 | 05/07/2025
Next Post
Artan Hoxha: Grupet kriminale në Shqipëri përdorin eliminimet me “klering”

Artan Hoxha: Grupet kriminale në Shqipëri përdorin eliminimet me “klering”

E sigurt që edhe ju e përdorni këtë aplikacion! Si ta kuptoni nëse iu kanë bërë “bllok”

E sigurt që edhe ju e përdorni këtë aplikacion! Si ta kuptoni nëse iu kanë bërë “bllok”

Do të hapeshin në 11 maj, shtyhet afati për hapjen e shkollave në Francë

Do të hapeshin në 11 maj, shtyhet afati për hapjen e shkollave në Francë

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

Dilema e vetme e Vllaznisë/ Gurishta si qendërmbrojtës
Sport

Dilema e vetme e Vllaznisë/ Gurishta si qendërmbrojtës

by mirseda
21:53 | 09/07/2025
0

Trajneri Edi Martini duket se e ka “kristalizuar” formacionin që do hedhë në fushë për ndeshjen e...

‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…

‘Salianji është viktimë e Berishës’, Meçe zbulon prapaskenat në PD: Kur hyri në seli…

21:20 | 09/07/2025
Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë

Verë me rrezik, rritet numri i pickimeve nga gjarpërinjtë

21:18 | 09/07/2025
37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Kim Kardashian ‘kapet mat’ nga fotografët duke kërkuar për veten e saj në Google

Kim Kardashian ‘kapet mat’ nga fotografët duke kërkuar për veten e saj në Google

20:49 | 09/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com