Artan Hoxha: Grupet kriminale në Shqipëri përdorin eliminimet me “klering”

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar se kohët e fundit në Shqipëri, po funksionon një strategji e veçantë e vrasjes, ajo që në botën e krimit njihet si “vrasje me klering”. Në studion e lajmeve në “Abc News”, ai ai u shpreh se persona nga grupe të ndryshme kriminale që ndodhen në qytete të ndryshme, përdoren për të bërë vrasje.

“Përveç vrasjeve me pagesë, siç ishte ajo e Kastriot Recit që është bërë me snajper në Rreshen, në zhargonin e botës së krimit, është “vrasja me klering”, ku një grup kriminal në Shkodër që ka konflik më nje grup rival aty, nuk mund ti afrohet kundërshtarit. Dhe për këtë, ai përmes lidhjeve të veta që mund të ketë, duke trafikuar në Belgjikë apo diku tjetër, vrasësi mund të jetë nga një grup nga Vlora, Fieri apo Elbasani. Kërkon një vrasës nga ajo zonë dhe largohet dhe është e vështirë që të zbulohet.

Nëse një grup në Vlorë ka të njëjtin problem, atëherë dërgohet një tjetër vrasës nga Shkodra, dhe kjo e bën të vështirë hetimin. Në Shkodër, mina që u vendos në treg, ndaj Lulzim Kullës rezultoi se autorët nuk ishin nga Shkodra, por ishin nga Gramshi. Pra nuk ishin vrasës me pagesë, por ishin të paguar.

Kur në qarkullim del një grup vrasësish që kryejnë atentate të tjera, kontaktohet me to. Duhet theksuar se vitet e fundit ka dalë “vrasja me klering”, ku grupet kriminale kërkojnë me pagesë ose jo një gjë të tillë”, tha më tej ai.