Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Kosova nis hartimin e Ligjit për Kriptovalutat

5 vjet ago
in Ekonomi
“KosovaCoin”, kriptomonedha që ngre lart emrin e Kosovës

Fatos Shala/ Monitor

Monedhat virtuale kanë zënë vend të madh në tregun botëror.

Edhe Kosova është bërë pjesë e këtij trendi. Veçse tashmë po pretendohet të bëhet edhe ligji për kriptovalutat. Në Kuvendin e Kosovës është formuar Grupi i Punës për Projektligjit për Kriptovaluta.

Në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti është formuar Grupin e Punës për nismën legjislative për hartimin e Projektligjit për Kriptovaluta.

Kryesuese e këtij grupi është zgjedhur deputetja Mimoza Kusari-Lila, ndërsa anëtarja e këtij grupi Jeta Statofci theksoi se me anë të këtë këtij Ligji synojnë ta krijojnë një bazë ligjore sa më e përshtatshme për kriptovalutat.

“Siç e kemi të paraparë edhe në Planin e Punës është edhe Projektligji për Kriptovalutat. Ne kemi pranuar hulumtimin, kështu që mendoj që është e udhës edhe formimi i grupit punues, i cili do të angazhohet në këtë Projektligj. Propozoj që krahas edhe grupit formues, të ketë edhe angazhim të ekspertëve pasi që është fushë e re për të dhënë kontributin e tyre në krijimin e një baze ligjore sa më të përshtatshme edhe konform nevojave që identifikohen në treg”, theksoi Statovci.

Ndryshe, shumë qytetarë në Kosovë kanë investuar në kriptovaluta, megjithëse nuk është e rregulluar me ligj deri tash.

Disa të rijnë tashmë në Kosovë kanë krijuar një kriptovalutë të quajtur “KosovaCoin”.

Kriptovaluta aktualisht ka vlerë më pak se një cent, por krijuesit e saj mendojnë se asaj do t’i rritet vlera. Deri tani, në këtë valutë, kanë investuar rreth 150 persona.

Kohë më parë përmes një komunikate për media, Banka Qendrore e Kosovës kishte thënë se përdorimi i monedhave virtuale përbën një rrezik që mund të rezultojë me humbje financiare.

“Përdorimi i parave virtuale, siç është për shembull Bitcoin, nuk është i rregulluar ligjërisht dhe përbën një rrezik që mund të rezultojë me humbje financiare. Të gjithë përdoruesit e mundshëm të parasë virtuale njoftohen se në Republikën e Kosovës nuk ka asnjë institucion që garanton rimbursimin e parave të humbura”.

Dogana e Kosovës ka treguar se çfarë lloje të pajisjeve për prodhim të kriptovalutave janë importuar gjatë viteve të fundit në Kosovë.

“Ne kemi dy lloje të paisjeve të cilat janë importu në Kosovë. Kemi 8 mining që kanë qenë direkt për prodhimin e kriptovalutave, si dhe kemi kartelat grafike të cilat importohen në masë të madhe, që vazhdojnë të importohen”.

Dogana nuk ka të dhëna të sakta se sa copë të pajisjeve të tilla janë të importuara, por, në vitin 2016 kur ka filluar ky fenomen, është krijuar një kod i veçantë që këto pajisje të regjistrohen.

“Pajisjet që përdoren për ‘mining’ janë pajisje që gjatë vitit kanë pasur kulmin e importit gjatë vitit 2017-2018, që janë rreth 4 milionë euro pajisje të tilla. Njëjtë edhe kartelat grafike, diku rreth 5 milionë euro ka qenë vlera”.

Një monedhë virtuale është një formë e parregulluar e parasë dixhitale e cila nuk përdoret ose garantohet nga një bankë qendrore dhe e cila mund të veprojë si mjet pagese.

Monedhat virtuale paraqiten në shumë forma, në fillim si monedha brenda lokaleve të lojërave kompjuterike online dhe media sociale, e më vonë janë zhvilluar si mjete pagese që pranohen ‘offline’ ose në ‘jetën reale’.

Tags: kosovaKosovaCoinkriptomonedhaligjmonitor

TË LIDHURA

Aeroporti i Vlorës bllokohet në gjykata; MACBO kërkon auditim ndërkombëtar.
Ekonomi

Aeroporti i Vlorës bllokohet në gjykata; MACBO kërkon auditim ndërkombëtar.

18:43 | 11/02/2026
Alarm për e-Albania: rrezik për biznesin dhe të dhënat
Ekonomi

Alarm për e-Albania: rrezik për biznesin dhe të dhënat

16:18 | 10/02/2026
🟢 Pasuritë e krimit kthehen në shpresë dhe mbeshtetje. Përmes një fondi prej 1️⃣5️⃣ milionë lekësh
Aktualitet

🟢 Pasuritë e krimit kthehen në shpresë dhe mbeshtetje. Përmes një fondi prej 1️⃣5️⃣ milionë lekësh

11:40 | 09/02/2026
Next Post

"Mungon alibia për telefonin", si SPAK ra në gjurmët e ish-zv/ministres

Humb jetën në Afganistan gazetari fitues i çmimit ‘Pulitzer’

Humb jetën në Afganistan gazetari fitues i çmimit 'Pulitzer'

Pas Covid-19, Italia tronditet edhe nga lëkundjet sizmike

VIDEO/ Lëkundje tërmeti në Turqi, njerëzit dalin të tmerruar nga marketet







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026
Sport

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026

by mirseda
21:33 | 12/02/2026
0

Kombëtarja shqiptare njohu mbrëmjen e sotme kundërshtarët për UEFA Nations League, me shortin e hedhur në Bruksel,...

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar

21:23 | 12/02/2026
Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

Miratohet rezoluta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, LDK nuk voton

21:14 | 12/02/2026
U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për rezolutën në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

20:20 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com