E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

“Mungon alibia për telefonin”, si SPAK ra në gjurmët e ish-zv/ministres

Ish-zv/ministrja e Brendshme Rovena Voda ra në rrjetën e SPAK, nga përgjimet për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi, i cili u arrestua në Kavajë nën akuzën e korrupsionit. Emirjan Beu, i cili ndërhyri te prokurori Karriqi për pushimin e një çështje, rezulton se është vëllai i Florida Beut. Gjithçka mori një tjetër rrjedhë nga përgjimet e Emirjan Beut dhe lidhjeve të tij me prokurorin Karriqi. Aty është zbuluar edhe rasti i ish-zv/ministres Rovena Voda dhe avokates Florida Beu.

Nga përgjimet del një bisedë mes avokates Florida Beu që i pagoi ryshfetin Vodës për t’u punësuar dhe Majlinda Hasanit, e cila ishte ndërmjetësja mes ish-zv/ministres dhe Beut. Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-zv.-ministren e Brendshme, Rovena Voda dhe për Majlinda Hasanin dhe Florida Beun. Gjatë seancës së djeshme për caktimin e masës së sigurisë, avokati i ish-zëvendësministres së Brendshme, Rovena Voda, kërkoi revokimin e masës “arrest shtëpie”, duke e arsyetuar mbi bazën e hetimit të nisur që një vit më parë. Në emër të klientes së tij, avokati i Vodës ka mohuar akuzat, duke theksuar se për shkak të impaktit publik që ka krijuar çështja, nuk mund të japë deklarime.

“Në zarf kishte diplomë, jo euro”

Dje, avokati i ish-zv/ministres tha se në zarfin që prokuroria pretendon se ndodheshin 1 mijë euro që Voda dyshohet se mori ryshfet, ndodhej diploma e Florida Beut. Avokati tha se arka me peshk është paguar nga klientja e tij. Por, në rrëfimin e mbrojtjes mungon alibia për telefonin. Në përgjimet e SPAK, thuhet se nga kamerat është provuar se u ble një telefon dhe në lokal, Majlinda Hasani e nxorri dhe ia tregoi Vodës, që e mori dhe e futi në çantë bashkë me kutinë.

Avokati ka theksuar se në atë zarf ka qenë një diplomë dhe një dëshmi e gjuhës së huaj të Florida Beut, e cila ka kërkuar që të punësohej në Ministrinë e Brendshme dhe zonja Voda, në asnjë moment sipas avokatit, nuk ka marrë asnjë shumë parash. Sa i përket arkës me peshk të cilën pretendohet që ia ka dhënë Florida Beu si dhuratë ish zv/Ministres Voda, avokati ka treguar fakte dhe prova që sipas tij, Voda ka paguar një shumë prej 30 mijë lekësh për peshkun që e ka blerë në lokalin e Beut. Vetë të pandehurat nuk kanë pranuar që të flasin, por kanë qenë dakord me mbrojtjen e tyre.

“600 dollarë kam, t’i sajoj lekët që mos marr kredi”

Përgjimet:

Florida: Hej po sikur ti sajojmë ato lekët nëse unë kam këtu gjashtëqind dollarë, këtu thyjmë i bëjmë lek shqiptare.

Majlinda: Ehe

Florida: Shikojmë njëherë sa bën ai samsung që tha kjo se aq janë ato te tetëqind, nëntëqind, pse ta mar me kredi unë, se kismet në fund jave Gerti ishalla më sjell nai një mishe her vete unë që t’ja jap këtij.

Majlinda: Prit njëherë.

Florida: T’ia heq se ato për t’u dhonë janë, të rri e qetë pastaj.

Majlinda: Goce prit njëherë ato do të jepen kur të fillosh punë të kalosh provimin dhe dakort e teprohesh.

Florida: Puna është t’ja japësh para se të mbaroj puna ajo se pastaj thotë do hedhi lumin kjo të … kalin.

Përgjimet e dosjes së SPAK/ ‘Zarfin futja në çantë se ka kamera gjithandej, mos thotë Rovena që u këputën në by… ata’

Pjesë e përgjimeve të SPAK kanë qenë edhe filmimet dhe fotografimet në ambientet e jashtme. Në një takim mes dy avokateve, Florida Beu që donte të punësohej në Ministrinë e Brendshme dhe avokates tjetër Majlinda Hasani që luante rolin e ndërmjetëses, SPAK ka fiksuar edhe bisedën ku theksojnë se Voda i kishte kërkuar që zarfin t’ia fusnin në çantë, “pasi aty kishte kamera gjithandej”.

Florida: Si tha Rovena dje ma jep në çantë

Majlinda: Qyqa ka kamera këtu, bjere bjere çantën tha.

Florida: Ajo qe t’u thone po bjeri mi kështu ca çante,

Majlinda: Po mi po bjere edhe ashtu mund t’ja jepnim.

Florida: Çantë thotë kjo, atë dite tha vetëm Albanës jepi ndonjë gjë se për mua s’ka problem, ndjehem hiles, do ketë thënë u keputën në b…

Majlinda: Po prit mi njëherë se për një llafe një mijë euro, se s’po i presim , s’po na bën ministre, gati isha unë të hapja

I çuam një arkë me peshk deti, 300 mijë lekë jo pak

Përgjimi:

Majlinda: Jo, jo do ja them unë, e di ajo po e thash unë ka vdek ajo punë, edhe po nuk i dhe ti, e di ajo ja jap nga xhepi im unë.

Florida: A janë për t’u dhënë, a do e bëjë ajo, ajo do e bëjë që do e bëjë

Majlinda: Prit njëherë, ta bëjë, nuk jepen të gjitha përnjëherë, telefonin për “Tetë Mars” ishte shumë tha ajo e dëgjove, e dëgjove edhe për peshkun që i thash unë peshk deti të shtrenjtë

Florida: E dëgjova, ai me të vret se një arkë që do i çojmë ne, do i them vëllait tja bëjë tamam, i shkon 300 mijë lekë pse ça kujton ti se është i lirë

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Si duket Serbia…

Nga Emin Azemi Serbia e Edi Ramës kufizohet direkt me Shqipërinë (!) Kjo Serbi, Kosovën e konsideron pjesë të saj dhe, për rrjedhojë, Edi Rama...

45 raste të reja në 24 orët e fundit, asnjë viktimë

Në përditësimin e radhës nga Ministria e Shëndetësisë, vihet re një rritje e rasteve të infektimeve në 24 orët e fundit. Fatmirësisht nuk ka...

Përjashtohen nga Olimpiada dy atletë që shkelën rregullat kundër COV*D-19

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...

Vrasja e kushëririt/Autori: Unë kam qëlluar, të lirohet nipi dhe vëllai

Në njoftimin zyrtar nga policia u tha se shtetasi Kastriot Hasalla u vetëdorëzua, për vrasjen e Romeo Hasalla, 30-vjeç, dy ditë më parë. Po...

“Vëllezërit rrahin drejtorin e Kadastrës”, Lame zbulon vendimin për pronat

Kreu i Kadastrës, Artan Lame, ka reaguar ndaj një lajmi ku thuhej se drejtori i Kadastrës së Elbasanit është dhunuar. Marrë shkas nga ky...