Kosova ka kaluar në avantazh ndaj Danimarkës pas 40 minutave lojë në “Fadil Vokrri”. Ishte mbrojtësi, Amir Rrahmani, ai që shënoi një gol mjaft të bukur në minutën e 41’. Kjo ishte kundërpërgjigja më e mirë që ‘Dardanët’ i dhanë trajnerit të danezëve i cili e injoroi keq Kosovën në një intervistë pak ditë më parë.