Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kosova ka nevojë ose për koalicion të ri, ose për zgjedhje të reja

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Kosova ka nevojë ose për koalicion të ri, ose për zgjedhje të reja

Nga: Mero Baze

Shumica e udhëheqësve kryesorë politik të Kosovës, dalë nga krahu i luftës, po përballen me akuza në Gjykatën Speciale të Krimeve të Luftës në Hagë, duke krijuar në Kosovë një boshllëk politik, i cili rrezikohet nga mungesa e stabilitetit dhe mungesa e legjitimitetit të disa institucioneve.

Përtej reagimeve patetike për të dërguarit në Gjykatën Speciale, shumë politikanë të mbetur në Kosovë, po e shikojnë këtë boshllëk politik si një rast për t’u faktorizuar.

Qeveria e kryeministrit Abdullah Hoti, tani gjendet para dy rrugëve: Ose duhet të riformatojë një koalicion të ri, duke përfshirë në qeveri dhe Partinë Demokratike të Kosovës, duke kthyer kështu koalicionin që rrëzoi kryeministrin Albin Kurti, ose duhet të shkojë në zgjedhje të reja.

Dorëheqja e Hashim Thaçit nga president, ka krijuar një boshllëk institucional, i cili zgjidhet ose nga një Parlament i ri, ose nga një koalicion i ri.

Vjosa Osmanit tashmë i ka mbetur në dorë dhe posti i kryetarit të Kuvendit, dhe i presidentit, por nuk ka vota për asnjërin. Kështu që mund t’i përdorë vetëm për foto dhe CV.

Futja e PDK në qeveri dhe rindarja e posteve mes PDK dhe LDK, lidhur me presidentin dhe kryeministrin, është rruga e parë.

Se kush e merr presidentin e kush kryeministrin, zgjidhet mes dy partive kryesore. Kjo i jep shanse një stabiliteti më afatgjatë politik, deri në zgjedhjet e rregullta.

Në rast të kundërt, nëse nuk merren vesh për një koalicion më të gjerë se ky që është, atëhere duhet të shkohet në zgjedhje të reja.

Kjo qeveri është e pafuqishme t’i rezistojë shantazheve të aktorëve të vegjël të saj, të cilët tani ëndërrojnë t’i zënë vendin çdokujt që niset për në Hagë, ani pse vetë shumica e tyre kanë fletëthirrje për në Hagë dhe nga një dhomë të rezervuar atje.

Nga ana tjetër, kriteri i panegociueshëm që duhet të ketë zgjerimi i koalicionit, është që çdokush që merr poste drejtuese, të mos jetë i përfshirë në planet e Gjykatës Speciale, as si i pandehur, as si dëshmitar, pasi kështu Kosova do të futej në një spirale pa fund destabiliteti, duke prodhuar si bilanc në sytë e botës, vetëm arrestime udhëheqësish.

Një brez i ri politik duhet të hyjë në zyrat e shtetit të Kosovës për të qenë fytyra e re e tij dhe të mos ketë si arritje në biografinë e vet, sa herë ka shkuar në gjyq në Hagë, dhe sa herë ka shpëtuar.

Kjo është rruga më e mirë për të mbrojtur dhe ata që po shkojnë të përballen me drejtësinë, pavarësisht teprimit dhe disbalancimit që ka ky proces për shqiptarët, në raport me krimet barbare të serbëve në Kosovë.

Kjo është një sfidë që duhet përballuar, por fuqia e vërtetë e përballimit të kësaj sfide, është fytyra e re e shtetit të Kosovës, të cilët duhet të jenë të pashantazhueshëm, të pakorruptuar dhe të papërzierë në historitë e vjetra politike të Kosovës.

Kjo vjen, ose nga një koalicon i ri, me vullnetin për të promovuar fytyra të reja të Kosovës dhe mundësisht sa më shumë gra, ose me zgjedhje të reja, për të vendosur një legjitimitet të ri të këtyre institucioneve. Çdo vonesë, mund ta mbushë boshllëkun me dhunë, destabilitet dhe kthim mbrapa të Kosovës.

Tags: kosovemero bazeThaci

TË LIDHURA

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki
Aktualitet

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?
Editorial - Opinione

A do të kthehet Irani në një fuqi bërthamore?

20:45 | 18/06/2025
Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?
Editorial - Opinione

Do rritet nafta nga sulmi i Izraelit mbi Iran?

19:24 | 17/06/2025
Next Post
“Nuk luftoj me fatin”, Ardian Trebicka flet për ndarjen nga bashkëshortja

“Nuk luftoj me fatin”, Ardian Trebicka flet për ndarjen nga bashkëshortja

Për Kosovën vjen sfida e vërtetë…

Për Kosovën vjen sfida e vërtetë...

“Më thoshte shpirti e zemra”, Aulona Musta tregon zhgënjimin me Samantën

“Më thoshte shpirti e zemra", Aulona Musta tregon zhgënjimin me Samantën

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

19:15 | 13/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile
Aktualitet

Shqipëria merr ftesën për të pritur Samitin e NATO-s, Holanda jep dritën jeshile

by mirseda
22:47 | 19/06/2025
0

Shqipëria pritet të konfirmohet si mikpritëse e Samitit të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në...

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
Krizë mes çiftit? DJ PM feston ditëlindjen, mungon urimi i Sarës

Krizë mes çiftit? DJ PM feston ditëlindjen, mungon urimi i Sarës

22:33 | 19/06/2025
Temperatura të nxehta deri në 40 gradë për sot

‘Çmendet’ moti në këtë vend, temperaturat arrijnë në 32.2 gradë

22:30 | 19/06/2025
34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi

34 vjet Partia Socialiste, por jo të gjithë festuan, ja kush mungoi

21:51 | 19/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com