Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Koronavirusi/ Urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë, ja ambientet që mbyllen

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Koronavirusi/ Urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë, ja ambientet që mbyllen

A woman wears a mask in New York out of concern for the newly emerged coronavirus. However, experts say that the commonly worn surgical masks aren't very effective protection.

Përhapja e koronavirusit në vend ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të përforcojë masat, për mbrojtjen e qytetarëve.

Kështu ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka urdhëruar që të mbyllen totalisht disa institucione publike dhe private. Deri më datë 3 prill këto institucione do të qëndrojnë të mbyllura dhe disa prej shërbimeve do ofrohen online.

Urdhri i ri i firmosur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu për masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19:

1- Mbyllja për publikun deri në datë 03/04/2020 të:
a. Ambienteve që ofrojnë shërbime në lokale nate
b. Të ambienteve të mbyllura të dedikuara për argëtimin e fëmijëve dhe të rinjtë, aktiviteteve në palestra, qendra sportive, pishina, qendra internet, qendra kulturore dhe argëtimi
2- Ndalimin deri në datë 03/04/2020 të:
a. Aktiviteteve sportive, sociale dhe kulturore;
b. Eksursioneve mësimore të organizuara prej institucioneve shkollore me destinacion brenda ose jashtë vendit;
c. Procedurave të konkursit për punësim personeli, konkurse shkollimi dhe specializimi.
3- Gjatë ditës, aktivitetet e bareve, restoranteve, lokaleve të ofrojnë shërbim për klientët duke respektuar distancën prej së paku dy metrash ndërmjet tavolinave në vendet ulur, dhe në çdo rast të garantojnë distancën prej së paku një metër të njeriut nga njeriu.
4- Institucionet publike dhe private, të hartojnë sipas fushës së përgjegjësisë së tyre brenda datës 11.03.2020 një plan masash për sigurimin e ofrimit të shërbimeve prioritare, duke prioritizuar kategoritë e shërbimit kryesisht nëpërmjet ofrimit të shërbimit online, punës në distancë, dhe vetëm në raste të domosdoshme të ofrojnë shërbimin ndërmjet kontaktit fizik. Për shërbimet për të cilat nevojitet kontakti i drejtpërdrejtë me publikun institucionet duhet të pajisin personelin me mjete pune mbrojtëse me qëllim ruajtjen e shëndetit të tyre.
5- Institucionet publike që ofrojnë shërbime pritjeje për publikun në sportel të marrin masa për të shfrytëzuar maksimalisht shërbimet online dhe platformën e-albania.
6- Organet e shërbimit postar duhet të garantojnë vazhdimimësinë e shërbimit dhe të hartojnë një plan masash për të kufizuar kontaktet e punonjësve me publikun dhe për të shmangur grumbullimin e publikut në sportele apo ambiente të tjera të brendshme.
7- Detyrohen të gjithë personat që kanë hyrë në Shqipëri nga zona me rrezik epidemiologjik të identifikuara të tilla prej Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të plotësojnë skedën e udhëtarit në pikat hyrëse kufitare dhe të vetëkarantinohen detyrimisht për një periudhë 14 ditore nga data e hyrjes në kufi.

 

Tags: institucionetkoronavirusMasatmbyllenMinistria e Shendetesiseogerta manastirliu

TË LIDHURA

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.
Aktualitet

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.

22:58 | 01/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje
Aktualitet

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt
Politikë

“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

21:31 | 01/11/2025
Next Post
“Nuk pi ujë, nuk shkoj dot në banjo”, infermierja ka një lutje për të gjithë

"Nuk pi ujë, nuk shkoj dot në banjo", infermierja ka një lutje për të gjithë

Koronavirusi, Shqipëria do nxjerrë ushtrinë në rrugë

Koronavirusi, Shqipëria do nxjerrë ushtrinë në rrugë

Konfirmohet viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri

Konfirmohet viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri







JU REKOMANDOJMË

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.
Aktualitet

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.

by mirseda
22:58 | 01/11/2025
0

Bertil Alliaj është autori i dyshuar për vrasjen e kushëririt të tij Dalan Alliaj 36-vjeç mbrëmjen e...

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

21:33 | 01/11/2025
“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

21:31 | 01/11/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com