E shtunë, 24 Korrik, 2021
24.5 C
Tirana

Koronavirusi shtyn me dy muaj investimet e biznesit në Shqipëri

Presidenti i Qendrës Shqiptare të Eksporteve, Alban Zusi, në intervistën për “Monitor” shpjegoi se te linjat e prodhimit, efekti më i lartë është ndier në marrëdhënie me Kinën. “Investimet e biznesit shtyhen me dy muaj”. Zusi thotë se në marrëdhënie me Italinë, efektet janë në mungesën e kontakteve të menaxherëve për lidhjen e kontratave të reja.

Por efektet nga koronavirusi do të ndihen edhe në uljen e Prodhimit të Brendshëm Bruto, sipas kreut të Qendrës Shqiptare të Eksporteve. “Do të ketë rënie të lehtë të PBB-së, për shkak se disa linja prodhimi të porositura nga Kina – këto mund të jenë edhe linja hidrocentralesh, ushqimore, apo makineri, pajisje për industrinë mekanike – po shtyhen të paktën dy muaj”.

Cilat janë efektet e para në tregti nga përhapja e koronavirusit në Kinë dhe Itali, a ka mbyllje të fabrikave?

Për sa u përket marrëdhënieve me Kinën, dëmi më i madh është shkaktuar në ato biznese që kanë kontrata për linja prodhimi. Prej dy muajsh, fabrikat në Kinë janë pothuajse të mbyllura dhe çdo investim i tyre është i vonuar. Fabrikat me Kinën pritet të hapen në mesin e muajit mars.

Në marrëdhënie me Evropën, sidomos këto 2 javët e fundit, kur ka pasur shtim të rasteve të prekura në Itali, ka ndikuar në reduktimin e lidhjeve, lëvizjes së sipërmarrësve dhe menaxherëve për kontakte direkte. Këto janë të domosdoshme, pasi biznesi ka qarkullim mallrash, por edhe qarkullim të njerëzve.

Pra, këto lëvizje janë reduktuar, çka pa diskutim do të reflektohet në punën e biznesit, pasi disa marrëdhënie janë të domosdoshme për kontakte nga afër. Situata me Italinë po përkeqësohet. Këto janë impaktet e momentit.

Çfarë parashikoni të ndodhë te biznesi në rast se situata do të përkeqësohet në këto vende?

Efekti i parë është shtyrje e investimeve, veçanërisht investimet që janë të lidhura me Kinën, në linjën makineri, pajisje që vijnë prej andej. Janë të gjitha të paktën dy muaj të shtyra në kohë. Shtyrja e kontratave do të sjellë ndikim në totalin e investimeve, në veprimtarinë prodhuese, sepse bëhet fjalë për linja që gjenerojnë të ardhura në Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Efekti i dytë është rritja e kostove që mund të ketë ndodhur për shkak të transferimit të blerjeve të mallrave nga Kina, apo vendet e tjera të Evropës, edhe Turqia. Me Evropën është e vështirë të flasësh për efektet, pasi qarkullimi i mallrave nuk ka munguar, edhe qarkullimi i njerëzve para 10 ditësh nuk ka pasur reduktim. Këto ditë, shumë prej sipërmarrësve po stepen për të kryer lëvizje. Pra, ende nuk mund të flasim për efekte me Evropën. Për blerjen e mallrave të konsumit do të gjenden tregje të reja, të cilat mund të kushtojnë më shtrenjtë, por puna do të vazhdojë.

Lexo edhe :   Koronavirusi, 31 raste të reja në 24 orët e fundit

Kur bëhet fjalë për linja prodhimi, ata që i kanë porositur dhe i kanë dërguar paratë, do t’u duhet të presin deri sa situata të ndryshojë. Për të tjerët mbase mund të ndryshojnë destinacionin e blerjes. Nuk do të blejnë në Kinë, do të blejnë në vende të tjera me kosto më të lartë. Unë personalisht, nëse situata nuk do të ishte e tillë, prej më shumë se 1 muaji do ta kisha porositur një linjë.

Lexo edhe :   Koronavirusi, 31 raste të reja në 24 orët e fundit

Por tani do të presim të përmirësohet situata, pasi edhe fabrikat nuk punojnë, por edhe pasi një marrëveshje biznesi nuk mund të mbyllet pa kryer takime. Për investimet që janë të garantuara ose të domosdoshme për t’u bërë, biznesi do të vazhdojë punën edhe nëse do t’i blejë diku tjetër me kosto më të lartë. Për investimet e tjera që mund të presin, edhe biznesi do të presë.

Cilat do të jenë efektet në ekonomi me rrezikun e përhapjes së virusit?

Për sa u përket efekteve në ekonomi, do të ketë një rënie të lehtë të Prodhimit të Brendshëm Bruto, për shkak të zvogëlimit të volumit tregtar të biznesit me Kinën, sepse tregtia me këtë vend zë peshë të lartë. Do të ketë rritje të kostove, qoftë për konsumatorin, edhe për biznesin, çka do të thotë një rentabilitet më i ulët i ekonomisë për shkak të mungesës së tregut. Do të ketë rënie të lehtë të PBB-së, për shkak se disa linja prodhimi të porositura nga Kina – këto mund të jenë edhe linja hidrocentralesh, ushqimore, apo makineri e pajisje për industrinë mekanike – po shtyhen të paktën dy muaj. Këto linja të parashikuara për të hyrë në punë në një moment të caktuar, duke u futur më vonë, do të sjellin bllokimin e parasë.

Shumë prej hidrocentraleve që po investojnë në vend turbinat, gjeneratorët po i blejnë në Kinë. Edhe industritë e rënda, makineritë për linjat e përpunimit i blejnë në Kinë. Por kemi edhe industri të tjera ushqimore, të cilat preferojnë të blejnë makineri, pajisje në Kinë. Shtyrja në kohë e projekteve vonon rrjedhën normale të veprimtarisë së vendit dhe të Prodhimit të Brendshëm Bruto./Monitor

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA do të kërkojë nga Kina t’u përmbahet “rregullave të lojës”

Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit Wendy Sherman pritet t'i bëjë të qartë Kinës në bisedimet e ardhshme, se Uashingtoni e mirëpret konkurrencën me Pekinin,...

Protesta masive në Australi, qytetarët kundër karantinës

Mijëra qytetarë australianë protestuan këtë të shtunë në disa qytete kryesore të vendit kundër karantinës totale që është vendosur në shumë zona për shkak...

Ligjvënësit amerikanë kërkojnë që Olimpiada më 2022 të mos mbahet në Pekin

Një grup i ligjvënësve amerikanë, i ka bërë thirrje Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, që të shtyjë Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022 dhe të ndërrojë...

Skandali Pegasus: Shtete që përdorën programin përgjues

Aktivistë, gazetarë dhe politikanë në të gjithë botën janë përgjuar përmes telefonit, duke ngritur shqetësimet për mosrespektimin e privatësisë dhe abuzimin me të drejtat...

Merkato/ Nedved zbulon vendimin për të ardhmen e Ronaldos

Zëvendës Presidenti i Juventusit, Pavel Nedved, ka treguar se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Kristiano Ronaldos, në skuadrën bardhezi. Pas fitores së...