Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Koronavirusi/ Reagon OBSH: Bëni kujdes

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Koronavirusi/ Reagon OBSH: Bëni kujdes

Zyrtarët kinezë të shëndetësisë raportuan të martën se numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit e ka tejkaluar shifrën 72,000 ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në rreth 1,900.

Megjithatë, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit paralajmëroi për kujdes pasi prirjet mund të ndryshojnë kur infektohen segmente të reja të popullsisë.

Përditësimi i fundit përfshin 98 vdekje të tjera dhe 1.886 raste të reja të virusit që ka tensionuar sistemin e kujdesit shëndetësor të Kinës dhe ka bërë që autoritetet të vendosin zona të tëra në karantinë, në përpjekje për të ndalur përhapjen e tij.

Televizioni shtetëror i vendit njoftoi se të martën vdiq nga virusi Liu Zhiming, drejtori i Spitalit Wuchang të Wuhanit, kryeqytet i provincës Hubei që është epiqendra e shpërthimit.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se të dhënat kineze nga ditët e fundit duket se tregojnë për një rënie të rasteve të reja.

“Kjo prirje duhet të interpretohet me shumë kujdes. Trendet mund të ndryshojnë kur infektohen segmente të reja të popullsisë. Është shumë herët për të treguar nëse do të vazhdojë kjo rënie që është njoftuar. Të gjithë skenarët janë ende në tryezë”, tha zoti Ghebreyesus.

Ghebreyesus gjithashtu tha se më shumë se 80% e pacientëve “kanë sëmundje të lehtë dhe do të shërohen”.

OBSH tha në raportin e saj të fundit se kishte 794 raste të konfirmuara jashtë Kinës. Rreth 454 raste kanë qenë pasagjerë në një anije lundrimi në karantinë në Yokohama, të Japonisë, ndër ta 88 raste të reja të raportuara të martën.

Shtetet e Bashkuara thanë të hënën se kishin evakuar mbi 300 qytetarë të saj dhe anëtarët e familjes së tyre të ngushtë që kishin qenë në bordin e anijes Diamond Princess.

Një fluturim që transportonte pasagjerët mbërriti herët të hënën në Bazën e Forcave Ajrore Travis në Kaliforni, ndërsa një tjetër u ul disa orë më vonë në Bazën e Forcave Ajrore Lackland në Teksas.

Një grup prej 14 personash që nuk shfaqnin simptoma, por që rezultuan pozitivë në testet për virusin, u lejuan në avion në një zonë të izoluar nga pjesa tjetër e pasagjerëve.

Të gjithë të evakuuarit janë mbajtur në karantinë për 14 ditë.

Ndërkohë, Departamenti Amerikan i Shtetit po shikon gjithashtu rastin e një shtetase amerikane, e cila u diagnostikua me koronavirusin pasi u nis me një anije tjetër lundrimi, Westerdam, pasagjerët e të cilit rezultuan negativë gjatë testeve për virusin përpara se të niseshin për në Kamboxhia.

Autoritetet mjekësore në Malajzi thanë se gruaja 83-vjeçare, u testua dy herë pozitivisht për virusin kur mbërriti në Malajzi pasi tregoi shenja të një infeksioni viral, njoftoi të dielën një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Ajo është personi i parë nga anija Westerdam që rezulton të ketë marrë koronavirusin. Testimi i burrit të saj rezultoi negativ.

Anija Westerdam dhe 2,257 pasagjerët dhe ekuipazhi i saj kaluan pothuajse një javë në det pas udhëtimit fillestar dhe nuk u pranuan nga Japonia, Tajvani, Filipinet dhe Tajlanda, nga frika se dikush në bord ishte infektuar me koronavirus.

Anija më në fund u lejua të ankorojë në Kamboxhia të enjten e kaluar. /Voa

Tags: koronaviruskujdesOBSHreagon

TË LIDHURA

Trump: “Nëse nuk ka marrëveshje me Groenlandën, tarifa 100% për BE-në”
Bota

Trump: “Nëse nuk ka marrëveshje me Groenlandën, tarifa 100% për BE-në”

18:20 | 19/01/2026
Shpërthim në një hotel në qendër të Kabulit, 7 viktima dhe 20 të plagosur
Bota

Shpërthim në një hotel në qendër të Kabulit, 7 viktima dhe 20 të plagosur

17:07 | 19/01/2026
Çeki/ Përgjaken ambientet e bashkisë, agresori plagos 6 persona dhe i jep fund jetës
Bota

Çeki/ Përgjaken ambientet e bashkisë, agresori plagos 6 persona dhe i jep fund jetës

14:20 | 19/01/2026
Next Post
FOTO/ Zbulohet topi i ri që do përdoret në ndeshjet e ‘Champions League’

FOTO/ Zbulohet topi i ri që do përdoret në ndeshjet e 'Champions League'

Vdes në spital shoku i Harizajt, u plagos në atentatin e djeshëm

Tronditet Vora, policia arreston 3 persona pas të shtënave

Itali/ Shkatërrohet “Banda e Krishtlindjes”, arrestohen 2 shqiptarë

Itali/ Shkatërrohet “Banda e Krishtlindjes”, arrestohen 2 shqiptarë







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Lim Hoti u jep sinjale banorëve se ka vdekur Shpat Kasapi, si reaguan ata?

Lim Hoti u jep sinjale banorëve se ka vdekur Shpat Kasapi, si reaguan ata?

17:37 | 12/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

Trump: “Nëse nuk ka marrëveshje me Groenlandën, tarifa 100% për BE-në”
Bota

Trump: “Nëse nuk ka marrëveshje me Groenlandën, tarifa 100% për BE-në”

by mirseda
18:20 | 19/01/2026
0

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi sot se Evropa duhet të përqendrohet te lufta në Ukrainë, jo te...

U kritikua për botoks, Vesa Luma rrëfen betejën shëndetësore

U kritikua për botoks, Vesa Luma rrëfen betejën shëndetësore

18:02 | 19/01/2026
Shehaj: “Vijon turpi” – Balluku në Parlament, SPAK i kërkon arrestin

Shehaj: “Vijon turpi” – Balluku në Parlament, SPAK i kërkon arrestin

17:56 | 19/01/2026
Blushi: “Prania e Ballukut këtu është turp” – dorëzojeni në drejtësi.Kjo që bëni ju është provokim!

Blushi: “Prania e Ballukut këtu është turp” – dorëzojeni në drejtësi.Kjo që bëni ju është provokim!

17:53 | 19/01/2026
Balla ironizon opozitën: Reforma bëhet në Komision, jo me bllokime

Balla ironizon opozitën: Reforma bëhet në Komision, jo me bllokime

17:50 | 19/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com