E martë, 27 Korrik, 2021
32.5 C
Tirana

Koronavirusi në Shqipëri? Si ta kthejmë stresin në favorin tonë

Intervistoi: Marsela Sinani

Koronavirusi është sëmundja më e re që po mban botën në alarm. Frika nga koronavirusi ka shkaktuar një rritje të ksenofobisë dhe ndjenjave raciste ndaj kinezëve dhe komuniteteve të tjera aziatike. Por jo vetëm kaq! Frika dhe dezinformimi i lajmeve janë tashmë ana tjetër e medaljes.

Ekspertët e kësaj fushe këshillojnë për ruajtje të qetësisë. Në të njëjtën linjë qëndrojnë edhe sociologët dhe psikologët. Nga frika e madhe se Italia në fillim solli një përkeqësim të rasteve me koronavirus, shqiptarët u turrën drejt farmacive, të cilat në jo pak raste bënë edhe biznes mjaft të mirë.

“Tirana Today” ka kontaktuar psikologen Suareza Nakuci, e cila ka përcjellë disa këshilla mjaft të vlefshme për menaxhimin e stresit në këto ditë ankthi. Mesazhi i saj është mjaft i qartë: Koronavirusi s’mund të bëhet pengesë për të jetuar!

Sikundër shprehet psikologia për “Tirana Today”, çdo ditë vdesin me mijëra persona nga sëmundje të ndryshme, por kjo nuk na e ka ndalur aspak hovin e jetës.

Pse ky alarm (psikologjik) për koronavirusin?

“Pikë së pari, ne i referohemi disa ndjenjave emocionale siç është frika. Frika si gjendje emocionale është reagim i fuqishëm përballë perceptimit të një rreziku të vërtetë objektivisht apo imagjinar. Eshtë një ndjenjë shqetësimi e cila të kaplon përpara një fatkeqësie. Por ne jemi të vetëdijshëm që frika më e madhe e njeriut është frika nga sëmundjet dhe frika ndaj vdekjes! Frika nga sëmundjet shpesh herë bëhet dhe frikë fobike, në fjalë më të thjeshta ne priremi të vuajmë nga ankthi dhe stresi, kur mund të kemi dhe simptomat e dhimbjes së stomakut, te cilat disa persona i konsiderojnë ftohje disa virozë, e shumë të tjerë kancer të stomakut! Kjo varet nga pragu i perceptimit të individit, pra është disi dhe individuale. Frika nga vdekja është një frikë dhe shqetësim normal. Unë e përmend shpesh nëse jemi të frikësuar nga vdekja është normale, do të thotë se jemi njerëz. Dhe në rastin e fundit, frikës ndaj koronarovirusit na ndodhin pikërisht këto seri emocionesh”.

Përse u përhap ky lajm kaq shpejt?

“Media luajti një rol shumë kyç për ndarjen e lajmit në kohë reale, por sa na duhet ne si shoqëri kjo gjë? Ne kemi të freskët ende në memorie çfarë shqetësimi solli lajmi i pavërtetë se në Tiranë dhe Durrës do të ketë një termet të dytë të fuqishëm. Kështu e konsideroj dhe frikën ndaj përhapjes së këtij virusi. Pra përballë disa fenomeneve që nuk janë krejtësisht në dorën tonë, nuk duhet të aludojmë apo të nxisim shoqërinë dhe të krijojmë panik. Duhet të ruhemi çdo ditë njësoj, pasi në vendin tonë ka viroza stinore çdo vit”.

Lexo edhe :   Covid/ Mbi 3,600 testime në 24 orët e fundit, numri i rasteve aktive në rritje

Çfarë mund të bëjnë njerëzit?

“Dua t’ju kujtojë njerëzve që vrasësi më i madh sot në botë është stresi. Stresi është një vrasës! Nëse ai bëhet kronik, stresi vesh, luan me trupin tuaj – dobëson sistemin imunitar, rrit presionit e gjakut dhe madje shkakton sulme në zemër, të cilat ndonjëherë mund të jenë fatale. Dhe në rastin e virusit që na “kërcënon” dhe që ka shkaktuar mjaftueshëm stres, njerëzit duhet të jenë më aktiv se kurrë. Stresi mund t’ju ​​ndihmojë të performoni mirë nën presion, duke ju shtyrë që të merrni masa në këtë rast si për shembull: Ju mund të zëvendësoni palestrën një vend të mbyllur me shëtitjet në ajër të pastër. Ju mund të bëheni më kreativ duke bërë diçka që se kishit bërë më parë. Të organizoni udhëtime në mal, në fshat, bashkë me të afërmit tuaj. Ju mund t’i bëni një nder gjithashtu dhe xhepit tuaj, duke mos dal më shpesh në bare dhe kafene. Ju keni kursyer disa para. Ju keni mjaft gjëra për të bërë duke nisur që nga të dashuruarit, gjërat e zemrës. Ju duhet të fokusoheni tek gjërat pozitive çfarë ua mbush mendjen dhe shpirtin. Një virus nuk mund të na konfuzojë jetën, duke na u bërë pengesë për të jetuar. Në botë vdesin mijëra persona në çdo minutë nga HiV-AIDS, nga gripi i thjeshtë, nga kanceri etj, por kjo s’na ka ndaluar jetën! Mos e fusni veten nëpër qorrsokakë ku nuk mund të dilni. Ruani veten tuaj çdo ditë, jetoni çdo ditë dhe merruni rrethanave ç’të mundni, por jo KORONAROVIRUSIN!”.

Lexo edhe :   Varianti Delta në Shqipëri, konfirmohen 16 raste të reja në 24 orët e fundit

TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Meta: Zbrazja e Shqipërisë po kthehet në një fatkeqësi kombëtare

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me shpopullimin e vendit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan...

Raporti i OSBE për zgjedhjet e 25 prillit, reagon delegacioni i BE në Shqipëri

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, ka reaguar pas publikimit të raportit final nga ana e OSBE-ODIHR, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Sipas...

BE: 70% e qytetarëve të vaksinuar me së paku një dozë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se 70 për qind e qytetarëve të rritur të BE-së kanë marrë së paku një...

Emri/ Kush është personi i dyshuar për trafik droge, që i shpëtoi policisë

Zbardhet emri i personit i cili arriti që t'i shpëtonte operacionit të policisë ditën e sotme, në zonën e ''Varrit të Bamit'' në kryeqytet,...

Koronavirusi/ Brataj: Delta ka edhe 3 variante të tjera

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi se varianti indian i koronavirusit, Delta pritet që të mbizotërojë të gjithë botën, dhe se ky mutacion,...