E mërkurë, 28 Korrik, 2021
27.5 C
Tirana

Ekspertja italiane tregon sa do zgjasë situata me koronavirusin

Një specialiste italiane i ka dhënë fund debatit lidhur me atë që cilësohet kryefjala e dy muajve të parë të vitit. I referohemi koronavirusit, virusit që ka shkaktuar panik anembanë botës.

Maria Rita Gismondo, 66 vjeçe, e cila është drejtoreshë e Laboratorit të Mikrobiologjisë Klinike, Virologjisë, dhe Diagnistikimit bio-urgjent, thotë se situata nuk është alarmante. Sipas saj, njerëzve po u bëhet lavazh truri kolektiv, referuar lajmeve për vdekjet në masë.

Ajo po kështu ka dhënë edhe disa këshilla se si duhet t’ua jepni lajmin fëmijëve të vegjël. Gismondo shprehet se fëmijët kanë nevojë për shpjegime. Për të është me mjaft rëndësi se çfarë po ndodh, e mbi të gjitha se ka një virus që mund të transmetohet nga një person tek tjetri.

Ekspertja italiane ka dhënë një intervistë për ‘La Repubblica’, ku dhe nënvizon këshillën që shpesh e dëgjojmë për kujdesin vetjak, që nga larja e duarve.

Dezinfektuesit e duarve, sa na mbrojnë nga koronavirusi? Disa këshilla

-Guvernatori i Fontanas tha se është kjo, është pak më shumë sesa një infeksion normal gripal.

Shumë mirë, kjo do të thotë se më në fund po më dëgjojnë.

Çfarë duhet të bëjmë?

Të presim. Asnjë alarmizëm, vëmendje dhe shumë punë nga ana jonë. Shpjegimi për njerëzit ndaj situatës, informimi dhe këshillat, them sinqerisht që këto gjëra mund të ndryshojnë për mirë ose për keq. Ne duhet ti themi gjërat e vërteta me objektivitet. Ka një bombardim me lajme që të ngjallin frikë. Po bëhet lavazh truri ndaj njerëzve. Duket sikur jemi në luftë, kur në fakt nuk jemi.

-Ndoshta njerëzit nuk e kuptojnë. Si do e shpjegonit ju virusin për një familje?  Keni ju familje? Apo qëndroni gjithmonë këtu?

Këtë javë shkova për të fjetur në shtëpi, fjeta dy-tre orë. Familja ime përbehet nga dy vajza dhe një mbesë 9 vjeçe. Kam dhe një qen që quhen Nala.

Lexo edhe :   Europë: Protesta kundër vaksinimit me detyrim

-Çfarë i thua mbesës përshembull?

Ajo më pa në televizor dhe kishte thënë: Gjyshja ka koronavirus. Por vajza ime i shpjegoi se unë merrem pikërisht me këtë gjë. Më pas kishte pyetur. A me infekton mua ajo?

-Si u përgjigje ti?

Unë sigurisht u përgjigja që jo. Shiko, fëmijët kanë nevojë për shpjegime. Nuk duhet tu thoni asgjë që nuk po ndodh realisht. Nëse pyesin për përhapje koronavirusi, duhet të thoni po. Dhe tu shpjegoni që ka një virus që mund të transmetohet nga një person tek tjetri. Dhe nëse ka kollë, ethe dhe temperaturë, duhet të qëndrojë në shtëpi. Është qetësuese kështu.

Lexo edhe :   Itali: 99% e viktimave nga koronavirusi, të pa vaksinuar

-A janë të nevojshme maskat?

Jo

-Edhe të rriturit kanë nevojë për një shpjegim

Kushdo që interesohet për shëndetin, duhet të marrë një shpjegim. Të gjithë nënat dhe baballarët të qetësohen. Mos krijoni panik kur dëgjoni sirena ambulancash, apo video me qytete që duken të shkreta. Masat e marra mund të duken si ekzagjerim, nga këndvështirmi shkencor. Por njerëzve duhet t’u jepet përgjigje. Pastaj, çështjet e shëndetit shfrytëzohen edhe në nivelin politik. Dhe këtu unë ndalem, sepse më duket e papranueshme.

-Sa njerëz punojnë në laborator?

6 mjekë, por tani jemi 8, plus 15 teknikë. Ne punojmë 24 orë, jemi këtu, nuk e mbyllim laboratorin, as natën.

-Si filloi e gjitha kjo?

15 ditë më parë erdhën disa kërkesa për analiza, më pas erdhën me qindra mostra.

-Sa do të zgjasë ky virus?

Unë nuk mendoj se mund të flasim më për koronavirus javët e ardhshme. Meqë ra fjala, s’më pëlqejnë viruset, preferoj të merrem me bakteret. Por kur e gjitha kjo të mbarojë, do blej një varëse floriri me formën e një koronavirusi. Dhe do e vendos në qafë. Do jetë trofeu im. Dhe mos harroni….

-Thuaje:

Mos harroni të lani duart.

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

Udhëtarët e vaksinuar plotësisht nga Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e Evropës, do të mund të hyjnë në Britani të Madhe...

Gjermania pro liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Miguel Berger. Presidentja Osmani ka shprehur...

Çelsi ofron 175 milion euro, Dortmund merr vendimin për Halandin

Erling Haaland është në qendër të merkatos. Për lojtarin norvegjez interesohen Chelsea dhe Juventus, ndërsa Real Madrid duket se është tërhequr nga gara. Kampionët e...

Raporti OSBE/ODIHR si shoshë për humbjen e opozitës

Nga Alfred Peza Raporti përfundimtar i misionit të vëzhguesve ndërkombëtare të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, po përdoret si flakë kashte...

Rama me Zaevin e Vuçiçin në Shkup/ Kurti refuzon ftesën: Nuk ka miratimin tonë

Zyra e qeverisë së Kosovës, ka konfirmuar se Kryeministri Albin Kurti nuk do të jetë nesër i pranishëm në Samitin e Shkupit, ku do...