Legjenda e futbollit irakian, Ahmed Radhi, ka ndërruar jetë sot në moshën 57-vjeçare. Sipas mediave vendase, futbollisti humbi jetën si pasojë e ndërlikimeve të shkaktuara nga koronavirusi.
Ahmed Radhi ishte shtruar në spital në Bagdad një javë më parë, ku u testua pozitiv me COVID-19. Ai la spitalin të enjten kur shëndeti i tij u përmirësua, por u rikthye sërish në spital brenda ditës.
57-vjeçari njihet si një nga golashënuesit më të mirë të Kombëtares së Irakut. Radhi shënoi golin e vetëm për Irakun në Kupën e Botës së vitit 1986 kundër Belgjikës e cila përfundoi me rezultatin 1-2.