Zbardhen më shumë detaje në lidhje me 2 rastet e konfirmuara me koronavirus në Elbasan.
Bëhet fjalë për dy prindër të cilët janë infektuar si pasojë e kontaktit me djalin e tyre, i cili ishte kthyer para disa ditësh nga Italia.
Sipas “Panorama”, shtetasi 31-vjeçar me inicialet V.M, banues në Tiranë ka rezultuar pozitiv ndaj virusit COVID 19.
Pasi u verifikua se ai ishte me koronavirus, janë testuar edhe prindërit e tij, nëna 57 vjeçare dhe babai, 58 vjeçar të cilët kanë dalë pozitivë ndaj koronavirusit.
Mësohet se i gjithë pallati ku jetonin të prekurit është dezinfektuar, ndërkohë që edhe fqinjët i janë nënshtruar analizave.