Pas mesazheve të shpeshta në rrjetet sociale, gjatë mesditës kryeministri Rama tha se jemi në një situatë gripi të pazakondtë, ndaj masat duhet të zbatohen urgjentisht. “80% e rasteve e mundin këtë virus”, tha Rama, ndërsa kërkoi nga ana e qytetarëve që të shmangin daljet.
Në një prononcim për mediat, ai u shpreh se rreziku më i madh është tek të moshuarit. Për të mos shkuar drejt një katastrofe kombëtare, ai këshillon masat e shtrënguara deri në ekstrem, që njerëzit të mos preken.
Po kështu Rama ka cekur edhe shqetësimin e shumë qytetarëve, të cilët e pyesin vazhdimisht se pse nuk është mbyllur më herët kufiri.
“Mbyllja e kufijve nuk e ndalon prekjen nga koronavirusi”, tha Rama. “Këto masa janë domosdoshmëri, nga përshkallëzimi i koronës mbi ne”, vijoi më tej Rama, duke kërkuar mirëkuptim ndaj gjithë qytetarëve lidhur me këto masa.
”Aleati tjetër është frika, pasiguria. Jo vetëm një betejë, mund ta humbësh nëse je i keqinformuar apo i painformuar.
Duhet marrësh maskë mbrojtëse të dyshimit të plotë. Sikur të shmangej fare duke ndjekur sport ose filma, duke ndjekur. Le të ngulisim së pari dhe të zbatojmë këshillat në këtë situatë, hapjen e dritareve, vetëizolimin 14 ditë, nëse kemi ardhur nga jashtë.
Moslejimin e të moshuarve, mos dalin nga shtëpi.
Ky grip i pazakonshëm nuk ndalet të shkojë kudo. Ndryshe nga çdo grip i zakonshëm, ky grip luftohet me masa shtrënguese që përshkallëzohen deri në forma drastike të ngjashme me mbrojtjen e shoqërisë. Murtaja e mesjetës kur s’kishte transport ajror, dhe kishte vetëm mjete rrugore, por i mori jetën miliona njerëzve në Europë.
Mbyllja e kufijve nuk e ndalon epideminë, as nga korona por vetëm e ngadalëson. Ajo bëhet vetëm kur shfaqet. Çfarë quajmë sukses në këtë luftë? Ta ngulisim mirë në kokë, ky është një grip jo i zakonshëm”, deklaroi Rama.