Kryesore

Konstituohet Këshilli Bashkiak në Lezhë, betohet Pjerin Ndreu

               Publikuar në : 14:57 - 14/08/19 user tir

Ditën e sotme është konstituar në ambientet e Bibliotekës së qytetit Këshilli Bashkiak i Lezhës, e më pas është bërë dhe betimi i kryebashkiakut të ri, Pjerin Ndreu.

Të pranishëm në ceremoni ishin kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, ministri i brendshëm Sandër Lleshaj si dhe deputetë socialistë. Në fjalën e tij të parë si kryebashkiak, Pjerin Ndreu u shpreh se do të ndërtojë një institucion në shërbim të çdo qytetari. Kryetar i Këshillit Bashkiak u zgjodh Ernest Rakaj.

Pas konstituimit, Pjerin Ndreu iu drejtua ambienteve të Bashkisë Lezhë, i shoqëruar nga mbështetësit e tij. Dera e Bashkisë ishte e hapur dhe kryebashkiaku socialist nuk hasi asnjë pengesë nga paraardhësi i tij Fran Frrokaj.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT