Sport

Tjetër largim nga Kukësi, mbrojtësi i jep lamtumirën verilindorëve


               Publikuar në : 15:21 - 14/08/19 user tir

Ardian Cuculi tashmë nuk është më një lojtar i Kukësit. Mbrojtësi përmes një postimi në rrjetet sociale i ka dhënë lamtumirën skuadrës verilindore dhe është gati për në aventurë të re.

“Faleminderit Kukësi, ishte kënaqësi të vesh fanellën tuaj”, shkruan Cuculi. Largimi i tij ka disa ditë që përflitet, dhe Cuculi është në bisedime me klubet në Kosovë. Si fillim ishte Prishtina skuadra që po bisedonte me të, por çdo gjë mbeti në kuadër të bisedimeve. Tashmë është Drita klubi, i cili kërkon lojtarin dhe sipas mediave kosovare kanë gjetur akordin.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT