Ndahet nga jeta në moshën 56-vjeçare regjisori Gjergj Xhuvani. Prej kohësh, ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe kishte shkuar në një spital në Romë për t’u kuruar, aty ku humbi edhe jetën.
Xhuvani ka punuar si asistent regjisor në shumë filma, duke filluar nga viti 1986 deri në 1990. Më pas, në 1991, drejtoi filmin e tij të parë të shkurtër Bardhë e zi. Po ashtu, botoi edhe dy romane “Varka e të varfërve” dhe “Deri në orën 12”. Këtë vit pritej dhe premiera e filmit të tij të ri ‘Liqeni im’. Xhuvani ishte bashkëshorti i aktores dhe ish-deputetes Luiza Xhuvani.