Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Konsensusi i fshehtë kundër projektit ‘Danez’

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Konsensusi i fshehtë kundër projektit ‘Danez’

Nga: Astrit Patozi

Ditët e fundit, jo aq rastësisht, nofullave ripërtypëse të debatit publik në Shqipëri u janë servirur dy subjekte daneze. I pari është, sigurisht, projekti i arkitektit të famshëm Bjarke Ingels, i cili pritet të shndërrohet në godinën e re të Teatrit Kombëtar, pas shembjes brutale të së të vjetrës. I dyti është sugjerimi i ambasadores amerikane, Yuri Kim, për Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, që të kihet në konsideratë sistemi elektoral danez si një zgjidhje për Shqipërinë.

Në debatin e parë janë përfshirë i madh e i vogël në mbarë vendin, madje edhe në Kosovë e kudo ku ka shqiptarë në botë, pa dallim feje, krahine dhe ideje, duke i dhënë një energji të jashtëzakonshme betejës së zakonshme politike mes kampeve kundërshtare.

Pala e shembësve po e trajton si një mrekulli të afërt, që mezi po e presin ta shikojnë, kurse të tjerët po e quajnë si mallkimin e shekullit mbi Tiranën e dhunuar nga diktatura.
Ndërsa për temën e dytë pothuajse nuk flet askush, me ndonjë përjashtim të rrallë, që e përforcon edhe më shumë rregullin. A thua se ishte propozimi i ndonjë personazhi të panjohur, të ngjashëm me atë tipin që hodhi kapsollat dje në protestë dhe u kap duke ikur.

Midis këtyre dy temave, unë do të zgjidhja pa as më të voglin hezitim atë për mundësinë e një ndryshimi thelbësor në zgjedhjet tona, duke pasur si model Danimarkën. E para, se nuk jam aq aktor, sa të shkul faqet më shumë se ata, që kanë realisht një histori jetësore apo profesionale me godinën e shembur, siç kam parë plot ta bëjnë këto ditë. Por mbi të gjitha, sepse jam i bindur që vendit i vlen më shumë, qoftë edhe për faktin se ende ka shpresë, pasi shanset për të pasur një reformë zgjedhore thelbësore nuk janë shembur përfundimisht, ashtu si godina e Teatrit Kombëtar.

Me gjithë respektin që mund të kemi për protestën e Aleancës për Teatrin dhe kundërshtimin për shëmbjen që iu bë godinës së vjetër, ne duhet të jemi të sinqertë me publikun dhe të themi të vërtetën. Edhe pse një histori e shëmtuar dhe arrogante e pushtetit, prishja e ndërtesës së Teatrit Kombëtar nuk është gjëma më e madhe që ka prodhuar politika e mbrapshtë e këtyre viteve. Dhe kam frikë se nuk do të jetë as e fundit, në rast se ndryshimi nuk do të ndodhë.

Kjo natyrisht që nuk e zhvlerëson qëndresën dhe kontributin e atyre, që e ruajtën kauzën e tyre për gati 3 vjet rresht. Sipas meje, mbrojtësit e teatrit arritën një fitore të pjesshme në betejën e tyre dhe për atë meritojnë të gjithë vlerësimin tonë. Falë rezistencës së tyre qeveria u tërhoq nga projekti famëkeq i ndërtimit të disa kullave bashkë me teatrin, që tani të paktën do të ketë vetëm një godinë të re në vend të së vjetrës, dhe kjo nuk është arritje e vogël.

Unë kam dyshime të forta dhe të arsyeshme se ngutja e qeverisë për ta prishur me urgjencë dhe në kohë pandemie godinën e teatrit ka pasur për qëllim edhe ngrirjen e procesit, në mos hedhjen në erë fare, të reformës zgjedhore. Që do të thotë injorim dhe sabotim të propozimit amerikan dhe kthimin në origjinë të konfliktualitetit politik për të shkuar në zgjedhjet e ardhshme me të njëjtat rregulla loje.

Por natyrisht ajo e ka të pamundur që ta anashkalojë këtë debat delikat e vetme, nëse nuk ndihmohet nga aktorët e tjerë politikë. Sado e rëndë që të ketë qenë apo përjetuar shembja e godinës së teatrit, ajo nuk duhet të shërbejë si një arsye apo pretekst për të ndërprerë procese të tjera me rëndësi jetike për të ardhmen e vendit. Nëse qeveria mund të jetë plotësisht e interesuar që ta ruajë statuskuonë, opozita nuk ka asnjë arsye të bjerë në grackën e saj. Vetëm në rast se edhe ajo mendon njësoj si qeveria për këtë çështje dhe atëherë nuk kemi më çfarë të diskutojmë.

Dhe shenjat, për fat të keq, nuk janë të mira, sepse email-i për anëtarët e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore është dërguar disa ditë përpara se fadromat e Edi Ramës të suleshin mbi godinën e Teatrit Kombëtar, por askush prej tyre nuk pipëtiu. Ndaj edhe nuk qëndron fare justifikimi se tani që u kalua “vija e kuqe” tek Teatri, as që bëhet më fjalë të ulesh në tavolinë me “armikun”. Kështu i bie që, ndërsa për subjektin e parë danez janë gati t’i shqyejnë sytë njëri tjetrit e ta çojnë gjakun “në gju të kalit”, për ndryshimin potencial të sistemit zgjedhor, që sugjeron ambasadorja amerikane, janë të gjithë në një mendje, jo vetëm që të mos preket, por as që të ketë mundësi të diskutohet. Dhe kam frikë se kjo i kushton shumë më tepër Shqipërisë, se sa shembja arbitrare e godinës së Teatrit.

Ne ishim e vetmja forcë politike që e shprehu zyrtarisht dhe me votë qëndrimin për mosprishjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Jo se jemi më të mirë apo më të zotë se të tjerët, por se ishim të vetmit, që e kishim dhe e shfrytëzuam këtë mundësi në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Tags: astrit patozireforma zgjedhoreshqiperiTeatri

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
“S’kam kompetencë ta gjykoj”/ Margariti tregon se çfarë është bërë me materialet brenda teatrit

“S’kam kompetencë ta gjykoj”/ Margariti tregon se çfarë është bërë me materialet brenda teatrit

COVID-19/ Franca merr vendimin e menjëhershëm

COVID-19/ Franca merr vendimin e menjëhershëm

Ja cila është kartëmonedha më e falsifikuar në Shqipëri

Ja cila është kartëmonedha më e falsifikuar në Shqipëri







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Shtrëngata dhe erëra të forta në Durrës, Bashkia thirrje qytetarëve: Kini kujdes maksimal
Aktualitet

Shtrëngata dhe erëra të forta në Durrës, Bashkia thirrje qytetarëve: Kini kujdes maksimal

by mirseda
09:52 | 06/02/2026
0

Bashkia e Durrësit ka paralajmëruar qytetarët mëngjesin e kësaj të premteje se gjatë ditës së sotme mund...

Moti i keq pezullon fluturimet në aeroportin e Berlinit

Moti i keq pezullon fluturimet në aeroportin e Berlinit

09:45 | 06/02/2026
Takimi historik me Papa Leonin XIV, Rama ndan çaste të veçanta nga vizita e tij në Vatikan

Takimi historik me Papa Leonin XIV, Rama ndan çaste të veçanta nga vizita e tij në Vatikan

09:41 | 06/02/2026
Lënda sillej nga Italia, detaje nga arrestimi i dy kushërinjve që shisnin ekstazi në Tiranë

Lënda sillej nga Italia, detaje nga arrestimi i dy kushërinjve që shisnin ekstazi në Tiranë

09:10 | 06/02/2026
Banesë e kthyer në punishte droge: sekuestrohen 2200 tableta ekstazi, dy kushërinj në pranga

Banesë e kthyer në punishte droge: sekuestrohen 2200 tableta ekstazi, dy kushërinj në pranga

09:06 | 06/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com