Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Koka*na në Portin e Durrësit/ Policia tregon si u zbulua ngarkesa

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Policia e Shtetit ka përcjellë detajet pas sekuestrimit të një sasie kokaine në Portin e Durrësit, e cila vinte nga Ekuadori. Brenda një kontejneri të ngarkuar me banane ndodhej një sasi lënde narkotike, e cila është sekuestruar pas kontrolleve në pikën kufitare të Portit të Durrësit.

Autoritetet kanë sekuestruar deri më tani 14 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, ndërsa janë arrestuar dy persona, identitetet e të cilëve nuk bëhen me dije për shkaqe hetimi.

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kontejner, deri tani janë gjetur të fshehura 14 pako të mbushura me lëndë narkotike, të dyshuara kokainë. Po të njëjtat burime zyrtare shtojnë se kontrolli vijon. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon veprimet hetimore për dokumentimin e këtij rasti dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në të.

Njoftimi i policisë

Goditet një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike. Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe autoritetet doganore të Portit, evidenton dhe sekuestron deri në këto momente 14 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë. Shoqërohen në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dy persona.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të tentativës për trafikim të drogave të forta, si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar edhe në analizën e riskut të bërë nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe nga autoritetet doganore të Portit, e cila vepron në Portin e Durrësit, në bazë të dyshimeve të krijuara nga kjo Task Forcë dhe informacioneve që dispononte Policia Kriminale, kanë ushtruar kontroll të detajuar në një kontenier të ngarkuar me banane për llogari të një firme në Shqipëri. Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kontenier, deri tani janë gjetur të fshehura 14 pako të mbushra me lëndë narkotike të dyshuar kokainë. Kontrolli vijon.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë shoqëruar dy persona për tu pyetur në lidhje me këtë ngjarje. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në të.

Tags: kokainePorti Durresit

TË LIDHURA

Aktualitet

Biznesmeni Pandeli Carapuli zyrtarisht nën hetim për pastrim parash. SPAK i komunikon akuzën

15:16 | 05/06/2026
Aktualitet

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026
Aktualitet

AGSH reagon pas incidenteve në tubimin kundër projektit për Zvërnecin: Gazetarët nuk janë palë

14:53 | 05/06/2026
Next Post

Speciale/ Futbollisti më i mirë i çdo dekade...

Itali/ Autobusi merr flakë, shoferi shpëton 25 fëmijë mes tymit

"Miss Universe", Tuti Sejdiu: Më trafikuan dhe më përdh*nuan kur isha 13 vjeçe







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Sport

Besiktas me trajner të ri, do vendosë edhe për Asllanin

by mirseda
15:18 | 05/06/2026
0

Vicenzo Italiano është trajneri i ri i Besiktas. Lajmi është bërë i ditur së fundmi nga klubi...

Biznesmeni Pandeli Carapuli zyrtarisht nën hetim për pastrim parash. SPAK i komunikon akuzën

15:16 | 05/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026

AGSH reagon pas incidenteve në tubimin kundër projektit për Zvërnecin: Gazetarët nuk janë palë

14:53 | 05/06/2026

“Jam… më jep 60 mijë euro”, mashtroi qytetarin duke iu prezantuar si një biznesmen dhe i mori paratë

14:38 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com