Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kodi dhe revolucionet në gotë të Bashës dhe Metës

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Zgjati 50 minuta, çfarë u diskutua në takimin Meta-Basha

Nga: Dritan Hila

Me miratimin e Kodit Zgjedhor, u mbyll edhe kalvari 18-mujor i luftës politike dhe hapet një i ri. E humbur doli opozita parlamentare. Pa identitet dhe me një përbërje që duhet të turpëronte Lulzim Bashën dhe Ilir Metën, ajo nuk ia doli të imponohej. Përjashto Murrizin dhe dy-tre individë, të tjerët ishin pa një ide politike. Kështu vazhduan deri në fund. Nuk arritën të kishin të paktën një platformë të tyre. Shumë shpejt do të harrohen.

Partia Demokratike dhe LSI-ja morën atë që u duhej me marrëveshjen e 5 qershorit. I ka gënjyer mendja se Rama do t’u linte fitoren në tavolinë. Rama eshtë strategjisti më i mirë që ka kupola politike e Tiranës dhe ketë e vërtetoi edhe sot.

Partia Socialiste ndërkohë ka filluar fushatën. Drejtuesit e saj janë në terren, pa përjashtuar këtu kryetarët e bashkive, ku përjashto ndonjë individ, të tjerët janë në kapacitet të plotë motorik.

Ndërkohë opozita duhet të fillojë të punojë në terren. Edi Rama nuk do t’u falë as milimetrin e vijës së frontit. T’i lërë budallallëqet me diversion të tipit Rilindje dhe socialistë pasi tashmë ajo parti është e Ramës. Pas tij, kismet.

Opozita nuk mund t’ia dalë të krijojë frymë me figura të stërkonsumuara. Deklaratat e sotme të tipit “Populli të çohet në revolucion!”, “Të mbrojë votat dhe kutitë e votimit!”, “Të zhdukim këtë bandë hajdutësh!”, aq me tepër të hedhura nga hajdutë me nam të 2005-2013-ës, nuk gudulisin askënd. Në votime do të dalin ata që kanë dalë gjithmonë. T’i lënë spotet me Bashën që vjen vërdallë si kryeministër i ri se kjo nuk është të krijosh frymë, por t’ia bësh vetes me sy. Se ëndrrat të bëjnë të jetosh më mirëc ama ëndrra janë.

Nëse mendojnë të fillojnë ndonjë revolucion, siç premton Meta, e ka të kotë. Eksperienca e tregoi se Rama është një mur prej gome. As ia kërcet për molotovët e Bashës dhe Metës. Edhe nëse i marrin ndërtesën e Kryeministrisë, do të shkojë në Vorë, edhe nëse e sulmojnë në Vorë, do të shkojë në Vlorë. Kuptohet me vulat e qeverisë me vete. Deri atëherë do të kenë ndërhyrë ndërkombëtarët që të bëjnë Metën esëll duke i lënë edhe një legjislaturë në stolin e rezervave. Por nëse opozita do një preteks që mos ta lëshojë karrigen ku është, atëherë e ka menduar mirë.

Ky kod, është siç është, nuk penalizon as PS-në, as PD-në dhe as LSI-në. Penalizon alternativat e reja, të cilat nuk kanë nevojë për lotët dhe vajin e opozitës së sotme, e cila as ka sy për të krijuar frymë dhe të ndryshojë gjësend, por i ka vënë syrin doganave, tatimeve, hipotekave me mendje që ta vazhdojnë ku e lanë./dritare.net

Tags: bashaDritan HilaMetarama

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Detajet/ LSI i beson postin e rëndësishëm Brisida Shehajt

Detajet/ LSI i beson postin e rëndësishëm Brisida Shehajt

Polici tentoi të vrasë qytetarin, prokuroria dhe policia manipuluan dosjen

Polici tentoi të vrasë qytetarin, prokuroria dhe policia manipuluan dosjen

Kamera e fshehtë/ Infermiereve u marrin kartat e identitetit për zgjedhjet e 25 Prillit

Kamera e fshehtë/ Infermiereve u marrin kartat e identitetit për zgjedhjet e 25 Prillit







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025




TË FUNDIT

Anglia “dëmtohet” para Shqipërisë
Sport

Anglia “dëmtohet” para Shqipërisë

by mirseda
22:26 | 11/11/2025
0

Anglia do të vuajë tre mungesa të rëndësishme në dy sfidat e muajit nëntor, ndaj Serbisë dhe...

Diddy nis rehabilitimin në burg, mund t’i sigurojë uljen e dënimit

Diddy nis rehabilitimin në burg, mund t’i sigurojë uljen e dënimit

21:43 | 11/11/2025
Zjarr në një banesë në Memaliaj, shpërthen bombola e gazit

Zjarr në një banesë në Memaliaj, shpërthen bombola e gazit

21:21 | 11/11/2025
Mijëra njerëz në Beograd rrethojnë ndërtesën e ushtrisë – pengojnë ndërtimin e kompleksit të Trumpit

Mijëra njerëz në Beograd rrethojnë ndërtesën e ushtrisë – pengojnë ndërtimin e kompleksit të Trumpit

21:14 | 11/11/2025
Më 13 nëntor, Itali–Shqipëri diskutojnë mbrojtje, industri dhe emigracion

Më 13 nëntor, Itali–Shqipëri diskutojnë mbrojtje, industri dhe emigracion

20:40 | 11/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com