Kryeministri Edi Rama u pyet nga moderatorja Eni Vasili në emisionin “Open”, për një koalicion me LSI-në.
Pyetja e Eni Vasilit ishte e drejtëpërdrejtë, nëse mund të ketë një koalicion me LSI në zgjedhjet e ardhshme.
Rama, me një përgjigje të shkurtër e të prerë, i hodhi poshtë zërat për një koalicion të tillë.
A mund të ketë një koalicion me LSI-në?, e pyeti Eni Vasili.
“Koalicion mes Partisë Socialiste dhe LSI-së? Jo”, u përgjigj Rama.