Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Klimë armiqësore ndaj gazetarëve, Meta: Çdo efektiv me uniformë të bëjë kujdes

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Meta dërgon 10 emra në KED: Gjykata Kushtetuese duhet të ngrihet

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i kërkon prokurorisë të nisë një hetim të pavarur për të vënë para përgjegjësisë ligjore, frymëzuesit, urdhëruesit dhe autorët e dhunës fizike jo vetëm ndaj gazetarëve, por edhe qytetarëve.

Meta shpreh shqetësimin e madh për klimën në rritje armiqësore, veçanërisht ndaj gazetarëve nga ana e zyrtarëve të lartë dhe efektivëve e drejtuesve të caktuar të policisë.

Kreu i Shteti ka një thirrje publike ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut dhe çdo efektivi me uniformë të bëjnë kujdes maksimal në zbatimin me përpikmëri të ligjit dhe misionit të uniformave blu.

Postimi i Metës në Facebook

Ndalimi për raportim, dhuna fizike e verbale dhe shoqërimi i pajustifikuar në ambientet e paraburgimit të gazetarit Xhoi Malësia, gjatë mbrëmjes së datës 10.12.2020 nga efektivë të Komisariatit Nr.2 të Drejtorisë së Policisë Tiranë, për më tepër në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, është një rast thellësisht i papranueshëm dhe i dënueshëm.

Përdorimi i panevojshëm dhe shproporcional i forcës nga ana e Policisë së Shtetit ndaj çdo qytetari përbën shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut!

Duke shprehur shqetësimin e madh për klimën në rritje armiqësore, veçanërisht ndaj gazetarëve, nga ana e zyrtarëve të lartë të administratës shtetërore dhe në veçanti të disa efektivëve dhe drejtuesve të caktuar të Policisë së Shtetit, i kërkoj organit të Prokurorisë të nisë pa vonesë një hetim të pavarur për të vënë para përgjegjësisë ligjore frymëzuesit, urdhëruesit dhe autorët e kësaj dhune fizike e verbale jo vetëm ndaj gazetarit Xhoi Malësia, por dhe ndaj qytetarëve e përfaqësuesve të shoqërisë civile.

I bëj thirrje publike Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe çdo efektivi me uniformë të bëjnë kujdes maksimal në zbatimin me përpikmëri të ligjit dhe misionit të Policisë së Shtetit, të distancohen menjëherë nga aktet e shëmtuara dhe të dënueshme të dhunës, si dhe të kenë parasysh se liritë dhe të drejtat themelore të njeriut garantohen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në çdo kohë dhe duhen respektuar nga çdo autoritet.

Duke apeluar me forcë heqjen dorë nga dhuna fizike e psikologjike, kërcënimi dhe çdo lloj presioni ndaj gazetarëve, sidomos gjatë ushtrimit të detyrës, shpreh solidaritetin tim të plotë me ta dhe i inkurajoj të vijojnë misionin e tyre me guxim, pa u trembur, në funksion të interesit publik e kombëtar, transparencës e llogaridhënies në çdo nivel shtetëror.

Tags: dhuneilir metaPolicia e Shtetitprotesta

TË LIDHURA

Situata kritike te “5 Maji”, zgjerohet perimetri i sigurisë, dyshohet se në magazina ka bombola gazi
Aktualitet

Situata kritike te “5 Maji”, zgjerohet perimetri i sigurisë, dyshohet se në magazina ka bombola gazi

20:47 | 08/01/2026
Zjarri në tregun e rrobave; ndihmë nga Elbasani dhe Vora
Aktualitet

Zjarri në tregun e rrobave; ndihmë nga Elbasani dhe Vora

20:37 | 08/01/2026
Pamje të frikshme nga zjarri që ka përfshirë tregun te ‘5 Maji’, flakët përhapen me shpejtësi
Aktualitet

Pamje të frikshme nga zjarri që ka përfshirë tregun te ‘5 Maji’, flakët përhapen me shpejtësi

20:30 | 08/01/2026
Next Post
Spiropali: Berisha mburret se vrau në 21 janar, Shqipëria do bëhet me Ramën

Spiropali: Berisha mburret se vrau në 21 janar, Shqipëria do bëhet me Ramën

Drafti/ Yuri Kim: Opozita mori përgjegjësitë e saj, palët të mos devijojnë nga marrëveshja

Yuri Kim: Vdekja e Rashës, një tragjedi. Hetim transparent për incidentin

Video/ Protestuesit në Lezhë hedhin kapsolla drejt godinës së policisë

Video/ Protestuesit në Lezhë hedhin kapsolla drejt godinës së policisë







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale
Rajoni

Zjarr i madh në një fabrikë në Gjakovë, dëme të konsiderueshme materiale

by mirseda
20:59 | 08/01/2026
0

Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë të dyshekëve në Gjakovë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme...

Situata kritike te “5 Maji”, zgjerohet perimetri i sigurisë, dyshohet se në magazina ka bombola gazi

Situata kritike te “5 Maji”, zgjerohet perimetri i sigurisë, dyshohet se në magazina ka bombola gazi

20:47 | 08/01/2026
Zjarri në tregun e rrobave; ndihmë nga Elbasani dhe Vora

Zjarri në tregun e rrobave; ndihmë nga Elbasani dhe Vora

20:37 | 08/01/2026
Pamje të frikshme nga zjarri që ka përfshirë tregun te ‘5 Maji’, flakët përhapen me shpejtësi

Pamje të frikshme nga zjarri që ka përfshirë tregun te ‘5 Maji’, flakët përhapen me shpejtësi

20:30 | 08/01/2026
Bllokohet aksi rrugor “Përmet-Çarçovë”, shkak bëhet çarja e karrexhatës

Bllokohet aksi rrugor “Përmet-Çarçovë”, shkak bëhet çarja e karrexhatës

19:52 | 08/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com