Video/ Protestuesit në Lezhë hedhin kapsolla drejt godinës së policisë

Ka nisur në orën 17:00, protesta në qytetin e Lezhës, ku qindra të rinj janë mbledhur për të protestuar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i policisë.

Protestuesit kanë hedhur kapsolla drejt godinës së Drejtorisë së Policisë Lezhë, ndërkohë që ka patur edhe përplasje me policinë. Të rinjtë kanë dalë duke brohoritur ”Rama ik”.

Deri më tani nuk ka informacione për të shoqëruar nga policia, ndërkohë që protesta janë paralajmëruar edhe në qytete të tjera.

Paraditën e sotme, gjykata ka në burg efektivin e ”Shqiponjave”, Nevaldo Hajdaraj, i cili ekzekutoi më 8-dhjetorin, Klodian Rashë, në zonën e Laprakës në kryeqytet.
Gjatë seancës, ai u shfaq i përlotur dhe kërkoi praninë e familjarëve të 25-vjeçarit, për t’i kërkuar falje për veprimin e tij, dhe për të shprehur pendesën.