E martë, 19 Janar, 2021
-6 C
Tirana

Spiropali: Berisha mburret se vrau në 21 janar, Shqipëria do bëhet me Ramën

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka akuzuar ish-kryeministrin, Sali Berisha dhe Partinë Demokratike, si nxitësit e dhunës në protestat që po zhvillohen gjatë këtyre ditëve ne Tiranë, për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha.

Ajo tha se Berisha mburret jo vetëm që në 21 janar vrau 4 qytetarë, por edhe se ka patur ndërmend t’i fusë plumbin ballit liderit të atëhershëm të opozitës, Edi Ramës.

Sipas Spiropalit, Shqipëria Europiane mund të bëhet vetëm me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, ndërsa shton se çeta e keqbërësve nuk do të lejohet ta mbajë Shqipërinë larg Europës.

Postimi i Spiropalit në Facebook

Më mbetën në mendje fjalët e fisme të babait të Klodian Rashës. “Dhimbjen e kam të madhe. Dua drejtësi nga shteti im. Vendin tim, shtetin tim, e dua. I kam shërbyer si ushtarak. Dhe gjithmonë do i shërbej. Edhe policët janë djemtë tanë. Nuk dua të preket asgjë në emër të djalit tim”. Edhe pse në rrethanat e një dhimbjeje tepër të madhe, ishin fjalë të një kthjelltësie të thellë, të një ndjeshmërie tepër prekëse.

Sa larg këtij njerëzillëku, kësaj ndjeshmërie dhe vërtetësie autentike shqiptare, është lukunia e hijenave politike, çakejve paramediatikë, që ngazëllehen nga gjaku për të frymëzuar dhe nxitur dhunë ndaj institucioneve, qytetit, dhe policisë së shtetit. Sa dritëshkurtër është beteja e dëshpëruar e vulëmburve që pasi s’kanë lënë dreqni pa bërë, duke parë se nga besueshmëria dhe simpatia popullore s’kanë më ç’të humbin, egërsohen edhe më tepër.

E dinë ata dhe gjithë dynjaja se më 25 Prill e kanë të sigurtë humbjen. J’ua dëshmojnë sondazhet serioze. Drejtësia po ngrihet. Shqipëria po mëkëmbet. Veset e tyre parapolitike po tregohen me gisht.

Polici i akuzuar është sot në burg dhe po hetohet. Ministri Lleshaj edhe pse pa asnjë lidhje të tërthortë apo të drejtëpërdrejtë me ngjarjen dha dorëheqjen. Dorëheqja e tij, mes tjerash, tregoi qartë humnerën morale, njerëzore, profesionale, që ndan atë vetë dhe shumicën tonë, nga ata që kemi përballë.

E pashembullt në historinë e botës; Sali Berisha mburret jo vetëm se vrau në 21 Janar, por edhe se paska pasur ndërmend plumbin ballit liderit të opozitës. Madje, për këtë qëllim makabër, paska pasur gati edhe snajperat mbi Kryeministri si mbi kullën e malcisë.

Lulzim Basha, aso kohe ministër i brendshëm, nuk guxoi t’ia dorëzonte prokurorisë gardistët që vranë, por i fshehu edhe ata në kullë te snajperat. Bashkë me vrasësit, fshehu provat e vrasjes.

Ilir Meta, i quajti protestuesit kokëpalarë sepse dolën në shesh për bllokun e tij. Bllok që, me gjasa, nuk e ka grisur, e mban hapur për paligjshmëri, dhe gjoba të tjera.

Këta urryes të papërmbajtur të shtetit, këta shkatërrues serialë, këta zjarrvënës, këta haxhi-qamilë modernë po duan të vijnë në pushtet me dhunë. Për të mirën e tyre dhe gjithë të tjerëve, për një mijë arsye, bëjnë mirë ta harrojnë se do mund të plotësojnë orekset e tyre ogurzeza. Përgjigjen do ta marrin me ligj dhe me votë.

Çeta e keqbërësve në fjalë nuk do lejohet ta mbajë Shqipërinë larg Evropës, peng të familjeve të tyre. Shqipëria Evropiane do të bëhet. Me shqiptarët. Me Edi Ramën. Me Partinë Socialiste. Më 25 Prill shkatërruesit e pangopur të 30 viteve do dalin nga skena përgjithmonë, dhe Shqipëria do marrë frymë lirisht.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mesi e gjuajti me shpullë, sulmuesi i Bilbaos: Ai u nxeh sepse e bllokova

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Asier Vijalibre do të mbahet më shumë mend për faktin se detyroi Lionel Mesin të ndëshkohej me karton të kuq...

Qeverisje me PS? Duma: Zero shanse, ofendim për sakrificat e demokratëve

Ish-deputetja Grida Duma hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh mes PS- së dhe PD-së. E pyetur për thashethemet që qarkullojnë së fundmi për...

Mediu: Të biem dakort me PD-në sa më shpejt të jetë e mundur që të mundim Ramën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në ''Open”, Mediu tha se PR-së...

“Pyetjet i merr nga Basha“/ Gazetarja-Topallit: Merre telefonin shikoje

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, janë përplasur në emisionin ''Log'' në lidhje me bashkëpunimin e tyre...

Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar. Ministria e Punëve...