Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Kjo nuk është shaka, është luftë”/ Gazetarja komenton situatën SHBA- Iran

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Kjo nuk është shaka, është luftë”/ Gazetarja komenton situatën SHBA- Iran

Gazetarja Rudina Xhunga ka folur në lidhje me tensionet e krijuara mes SHBA-së dhe Iranit, duke komentuar edhe qëndrimin që Shqipëria po mban lidhur me situatën.

E ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Xhunga theksoi se kjo është një luftë dhe nuk është aspak një shaka. Xhunga përmend se ka pasur edhe dëbime të diplomatëve iranianë nga vendi, teksa shton se Shqipëria ka zgjedhur të jetë përkrah SHBA-ve në këtë ‘luftë’.

“Kjo është luftë. Duhet të jemi të qartë. Nuk është shaka, as gallatë. Kjo është luftë. Lufta kundër terrorizmit. Dhe në këtë luftë, do të duhej të ishim qartësisht të shprehur, me kë jemi. Me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që përfaqësohet nga Donald Trump, që dha urdhër për vrasjen e një terroristi, apo me terroristin e vrarë. Nuk po them me Iranin, se Irani është qytetërim i kapur për fyti. Soleiman nuk përfaqësonte Iranin, por  terrorizmin. Dhe nuk mund të jemi neutralë, as indiferentë, sepse lufta kundër terrorizmit na impakton të gjithë.

Për ta thënë me thjeshtë, po kujtoj që, në këtë vend ka rreth 3000 muxhahedinë, të cilët janë shënjestër dhe pati të dhëna për këtë, prandaj u ndryshua vendi i kampit. Ka pasur indizie për ngjarje kriminale në tentativë, Kryegjyshata. Sepse bektashinjtë shqiptarë janë të ngjashëm me SHIA-n dhe janë shënjestër për radikalizim. Ka pasur dëbime të diplomatëve iranianë  të përfshirë në këto ngjarje. Kështu që, pak a shumë politika shqiptare është e qartë me kë është dhe ka zgjedhur të jetë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një ngjarje të tillë do të duhej më shumë qartësi, ta kuptonim që na prek, që terrorizmi nuk është film te Netflix.  Sepse ne jemi në mes të gjësë. Jemi të rrezikuar. Ky njeriu i cili u vra, ishte shefi i operativëve që erdhën në Shqipëri dhe donin të vrisnin. Dhe ata vijnë të krijojnë terror në Shqipëri. Sepse kjo është gjeopolitikë dhe nuk është hajde shajmë Ramën, apo Bashën, apo kush e ka fajin Meta, apo Dvroani. Kjo është luftë dhe ti je vend në luftë me terrorizmin”, tha ajo.

Gazetarja ngre alarmin mbi kampin e muxhahedinëve të ngritur në vendin tonë, teksa shpreh frikën se ‘të dobëtit’ mund të përdoren nga radikalët e fesë dhe mund të kthehen në ‘bomba me sahat’.

“Qeveria shqiptare, politika shqiptare, i ka bërë çfarë kishte për të bërë. Ka pranuar muxhahedinët, ka dalë pro Donald Trump. Unë po flas për ne dhe kur them ne, e kam fjalën për njerëzit që ndikojnë në këtë vend, ku  është shumë e lehtë të ndikohesh.

Mua më është dashur këto kohë të jem në kontakt me banorë të periferisë, të rinj të periferisë, të cilët janë si tabula rasa. Që kanë një lloj naiviteti, një lloj përfytyrimi të çuditshëm të gjësë. Sa më shumë larg Tiranës të jesh, aq më e padeshifrueshme të bëhet periferia. Ata janë kontingjenti më i përshtatshëm për t’u përdorur nga radikalet, e fesë, e dhunës, e krimit, çdo lloj radikalësh që shfrytëzojnë të dobëtit e të varfrit. Ata befas nga fëmijët e periferisë, kthehen në bomba me sahat. Kështu që është në dorën tënde, ty që del në ekran, që shkruan në portale, të japësh një dorë në këtë lufte, dhe të mos mendosh vetëm për klikimet, audiencën dhe për rrogën tënde, sepse një ditë do të duhet të mendosh për kokën tënde”, përfundoi ajo.

Tags: iranlufteMuxhahedinëtrudina xhungaSHBAshqiperia

TË LIDHURA

Spiropali në Memorialin e Holokaustit: Shqipëria nderohet si e drejtë mes kombeve
Politikë

Spiropali në Memorialin e Holokaustit: Shqipëria nderohet si e drejtë mes kombeve

10:13 | 24/10/2025
Rrëshqitje gurësh në rrugën nacionale Burrel–Skuraj, problem me qarkullimin e mjeteve
Aktualitet

Rrëshqitje gurësh në rrugën nacionale Burrel–Skuraj, problem me qarkullimin e mjeteve

09:17 | 24/10/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin
Aktualitet

Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

09:14 | 24/10/2025
Next Post
Zbardhen detaje tjera në lidhje me ekzekutimin mafioz të 47-vjeçarit në Rrëshen

Zbardhen detaje tjera në lidhje me ekzekutimin mafioz të 47-vjeçarit në Rrëshen

Bolton ka vendosur të dëshmojë në procesin kundër Trump

Bolton ka vendosur të dëshmojë në procesin kundër Trump

Diaspora, “Amazon” dhe “Philip Morris” ia besojnë donacionet “Fundjavë Ndryshe”

Diaspora, “Amazon” dhe “Philip Morris” ia besojnë donacionet “Fundjavë Ndryshe”







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025




TË FUNDIT

Spiropali në Memorialin e Holokaustit: Shqipëria nderohet si e drejtë mes kombeve
Politikë

Spiropali në Memorialin e Holokaustit: Shqipëria nderohet si e drejtë mes kombeve

by mirseda
10:13 | 24/10/2025
0

Në ditën e dytë të qëndrimit të saj në Izrael, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme,...

Shkelja e hapësirës ajrore nga dy avionë ushtarakë, Lituania thërret diplomatin rus

Shkelja e hapësirës ajrore nga dy avionë ushtarakë, Lituania thërret diplomatin rus

09:38 | 24/10/2025
Samiti i BE-së/ Kancelari Merz thirrje për më pak burokraci: Na duhet një kthesë e vërtetë kulturore

Samiti i BE-së/ Kancelari Merz thirrje për më pak burokraci: Na duhet një kthesë e vërtetë kulturore

09:36 | 24/10/2025
Vance: Hamasi do të çarmatoset nga forca ndërkombëtare

Vance: Hamasi do të çarmatoset nga forca ndërkombëtare

09:34 | 24/10/2025
Irlanda voton mes dy grave për presidencën e ardhshme, sondazhet parashikojnë fitoren për…

Irlanda voton mes dy grave për presidencën e ardhshme, sondazhet parashikojnë fitoren për…

09:24 | 24/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com