Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Kina modifikon kushtet e motit, shton reshjet dhe shmang breshrin

5 vjet ago
in Bota, Kryesore, Kuriozitete, Të Gjitha, TT, W-Instant
Kina modifikon kushtet e motit, shton reshjet dhe shmang breshrin

Kina bëri publike këtë javë planet e saj, për të zgjeruar në mënyrë drastike një program eksperimental të modifikimit të motit, që do të mbulojë tashmë një sipërfaqe prej mbi 5.5 milion km 2, ose më shumë se 1.5 herë sa madhësia totale e Indisë.

Sipas një deklarate nga Këshilli i Shtetit, Kina do të ndërtojë deri në vitin 2025 një “sistem të zhvilluar të modifikimit të motit”, dhe kjo falë përparimeve të mëdha në kërkimet themelore dhe teknologjitë kryesore, si dhe përmirësimeve në “parandalimin gjithëpërfshirës ndaj rreziqeve të sigurisë”.

Në 5 vitet e ardhshme, sipërfaqja totale e mbuluar nga shiu artificial apo reshjet e borës, do të arrijnë 5.5 milion km katrorë. Ndërsa mbi 580.000 km 2 do të mbulohen nga teknologjitë e parandalimit të breshrit.

Në deklaratë theksohej se ky programi do të ndihmojë në lehtësimin e pasojave të katastrofave natyrore, do të rrisë prodhimin bujqësor, si dhe do të ndihmojë ekipet e emergjencës të reagojnë ndaj zjarreve në pyje dhe kullota, si dhe në adresimin e problemit shqetësues të temperaturave jashtëzakonisht të larta ose thatësirave.

Kina ka kohë që ka synuar ta kontrollojë motin, për të mbrojtur zonat e saj bujqësore, dhe për të siguruar mot të kthjellët për aktivitetet e rëndësishme.

Ajo krijoi re artificiale përpara Lojërave Olimpike të Pekinit në vitit 2008, për të reduktuar nivelin e smogut në qytet, dhe për të shmangur shiun përpara garave.

Edhe aktivitetet kryesore politike të mbajtura në kryeqytetin kinez, shoqërohen gjithnjë nga një mot i kthjellët, falë modifikimit të motit dhe mbylljes së fabrikave aty pranë.

Si koncept, “mbjellja” e reve ka ekzistuar për dekada. Ajo funksionon duke injektuar sasi të vogla të jodurit argjendi tek re me shumë lagështi. Lënda e cila më pas kondensohet rreth grimcave të reja, duke u bërë më e rënda, dhe në fund bie në tokë në formën e reshjeve.

Një studim i financuar nga Fondacioni Kombëtar i Shkencës në SHBA, botuar në fillim të këtij viti, zbuloi se “mbjellja e reve mund të shtojë reshjet e borës në një zonë të gjerë, por kjo nëse kushtet atmosferike janë të favorshme”.

Studimi ishte nga të parët që konstatoi se ‘mbjellja’ e reve është diçka që funksionon. Deri tani ishte e vështirë të dalloje reshjet e rëna si rezultat i kësaj ndërhyrje nga njeriu, nga reshjet normale të borës.

Por kjo pasiguri nuk e kishte penguar Kinën të investonte shumë në këtë teknologji. Midis viteve 2012-2017, vendi komunist shpenzoi mbi 1.34 miliardë dollarë në programe të ndryshme të modifikimit të motit. Vitin e kaluar, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua, modifikimi i motit ndihmoi në reduktimin me 70 për qind të dëmeve të breshërit në rajonin perëndimor Xinjiang, një nga zonat kryesore bujqësore që ka vendi.

Dhe ndërsa edhe vendet e tjera kanë investuar në mbjelljen e reve, përfshirë SHBA-në, entuziazmi i Kinës mbi këtë teknologji ka alarmuar ekspertët, sidomos në Indinë fqinje, ku bujqësia varet shumë nga sezoni i Musonit, që tashmë është ndërprerë, dhe është bërë më pak i parashikueshëm si rezultat i ndryshimit të klimës.

India dhe Kina u përplasën së fundmi, përgjatë kufirit të tyre të përbashkët dhe të diskutueshëm në Himalaja. Ajo ishte përplasja e tyre më e përgjakshme ndër dekada. Prej disa vitesh, disa ekspertë në Indi kanë spekuluar se modifikimi i motit mund t’i japë potencialisht Kinës epërsi në një konflikt të ardhshëm, duke pasur parasysh rëndësinë e kushteve të motit për çdo lëvizje të trupave në atë rajon malor jo shumë mikpritës.

Ndonëse fokusi kryesor i modifikimit të motit nga Pekini duket të jetë i brendshëm, ekspertët kanë paralajmëruar se ai ka potencialin të ndikojë përtej kufijve të vendit. Në një studim të realizuar vitin e kaluar, studiuesit në Universitetin Kombëtar të Tajvanit thanë se “mungesa e koordinimit të duhur të aktivitetit të modifikimit të motit, mund të çojë në akuza për ‘vjedhje të shiut midis rajoneve fqinje”, si brenda Kinës ashtu edhe me vendet e tjera.

Ata theksuan gjithashtu mungesën e një “sistemi të kontrollit dhe ekuilibrit, për të lehtësuar zbatimin e projekteve potencialisht të diskutueshme”.

Nga ana tjetër disa ekspertë kanë spekuluar se suksesi në modifikimin e motit, mund t`a nxisë Kinën të zbatojë projekte edhe më ambicioze gjeo-inxhinierike, veçanërisht pasi vendi komunist po vuan jo pak nga efektet e ndryshimit të klimës.

Zgjidhje radikale si ‘mbjellja’ e atmosferës me grimca reflektuese, mund të ndihmojë teorikisht në uljen e temperaturave. Por ato mund të kenë gjithashtu pasoja të rënda të paparashikueshme. Dhe shumë ekspertë druhen se çfarë mund të ndodhë nëse një vend do të eksperimentonte me teknika të tilla.

“Pa asnjë rregullore ndërkombëtare, përpjekjet e një vendi në këtë drejtim, mund të ndikojnë negativisht tek vendet e tjera”, thotë Danasri Jajaram, ekspert i klimës në Akademinë e Arsimit të Lartë Manipal në Karnataka, Indi.

                   TIRANA TODAY

Tags: Bresherkinamodifikim motireshje

TË LIDHURA

Mbi 3 mijë të vrarë në dy javë luftime në Lindjen e Mesme
Bota

Mbi 3 mijë të vrarë në dy javë luftime në Lindjen e Mesme

18:11 | 14/03/2026
Trump thirrje Britanisë: Bashkohuni me ne në Hormuz, herët ose vonë
Bota

Trump thirrje Britanisë: Bashkohuni me ne në Hormuz, herët ose vonë

17:13 | 14/03/2026
Dhunoi babain dhe vëllain pas një konflikti, arrestohet 35-vjeçari në Bulqizë
Aktualitet

Dhunoi babain dhe vëllain pas një konflikti, arrestohet 35-vjeçari në Bulqizë

16:36 | 14/03/2026
Next Post
“Kemi edhe ne kontradiktat tona”, Miriami tregon përse zihet me Albanin (VIDEO)

"Kemi edhe ne kontradiktat tona", Miriami tregon përse zihet me Albanin (VIDEO)

Pandemia/Rusia hap programin e saj të vaksinimit në Moskë

Pandemia/Rusia hap programin e saj të vaksinimit në Moskë

Plas skandali në Austri/Pranga ish-ministrit, kishte marrë 9 milionë euro

Plas skandali në Austri/Pranga ish-ministrit, kishte marrë 9 milionë euro







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026




TË FUNDIT

Mbi 3 mijë të vrarë në dy javë luftime në Lindjen e Mesme
Bota

Mbi 3 mijë të vrarë në dy javë luftime në Lindjen e Mesme

by mirseda
18:11 | 14/03/2026
0

Më shumë se 3 mijë persona, përfshirë civilë dhe personel ushtarak, janë vrarë në Lindjen e Mesme...

‘Rikthehet’ Elisa Spiropali, uron Ditën e Verës: Gëzuar dhe çdo ditë përpara

‘Rikthehet’ Elisa Spiropali, uron Ditën e Verës: Gëzuar dhe çdo ditë përpara

17:47 | 14/03/2026
Kosova njeh kartat serbe të identitetit, Rama: Integrimi në BE fitore strategjike

Kosova njeh kartat serbe të identitetit, Rama: Integrimi në BE fitore strategjike

17:32 | 14/03/2026
Trump thirrje Britanisë: Bashkohuni me ne në Hormuz, herët ose vonë

Trump thirrje Britanisë: Bashkohuni me ne në Hormuz, herët ose vonë

17:13 | 14/03/2026
PD thërret mbledhjen e Kryesisë të hënën, zbulohet rendi i diskutimeve

PD thërret mbledhjen e Kryesisë të hënën, zbulohet rendi i diskutimeve

16:42 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com