Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Kina, BE dhe Gjermania i bashkohen kritikave kundër vendimit të Trump

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Kina, BE dhe Gjermania i bashkohen kritikave kundër vendimit të Trump

Vendimi i Presidentit Donald Trump për të ndërprerë fondet që SHBA jep për Organizatën Botërore të Shëndetit në mes të pandemisë së koronavirusit, është kritikuar gjerësisht në të gjithë botën.

Një ndër reagimet e para ishte ai i Kreut të OKB-së, Antonio Guterres, sipas të cilit tani nuk është koha e duhur për reduktimin e financimeve për shkak të pandemisë koronavirus.

“Tani është koha për unitet dhe për komunitetin ndërkombëtar që të punojë së bashku në solidaritet për të ndaluar virusin dhe pasojat shkatërruese të tij”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.

Kritika e tij u ndoq nga ajo e Bill Gates i cili e konsideroi të rrezikshëm vendimin e Presidentit të SHBA.

“Ndërprerja e fondeve për Organizatën Botërore të Shëndetësisë është po aq e rrezikshme sa ç’duket. Puna e tyre po frenon përhapjen e COVID-19 dhe nëse puna e tyre ndërpritet, asnjë organizatë tjetër nuk mund t’i zëvendësojë. Bota ka nevojë për OBSH-në tani më shumë se kurrë”, shkruan Gates në profilin e tij në Twitter.

Zërave kritikë iu bashkua edhe Kina e cila ishte përshëndetur në fillim nga Trump për punën e bërë në izolimin e koronavirusit.

Një zëdhënës i ministrisë së Jashtme tha se Kina ishte “seriozisht e shqetësuar” për vendimin, për të cilin ai tha se erdhi gjatë një “momenti kritik” në pandemi.

Gjermania gjithashtu është shprehur kundër vendimit të SHBA.

Ministri i Jashtëm Heiko Mass tha se “hedhja e fajit nuk ndihmon” në këtë kohë kur jemi në mesin e një pandemie dhe OBSH shihet si organi koordinues për marrjen e masave për parandalimin e saj në gjithë botën.

Ai shtoi se një nga mënyrat më të mira për të punuar për të ndaluar përhapjen e virusit ishte forcimi i OKB dhe OBSH në zhvillimin dhe shpërndarjen e testeve dhe vaksinave.

Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se e priti “me keqardhje të thellë” këtë veprim, duke shtuar: “Nuk ka asnjë arsye që të justifikojë këtë veprim në një moment kur përpjekjet e tyre janë të nevojshme më shumë se kurrë për të ndihmuar në kontrollin dhe zbutjen e pandemisë së koronavirusit”.

Më vonë pritet që Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom të shprehet në lidhje me këtë veprim të Presidentit Trump i cili cenon pothuajse 15% të buxhetit të përgjithshëm të OBSH-së.

Nga ana tjetër ky institucion aktualisht është organi kryesor që siguron ndihma për shumicën e vendeve të varfra në botë të cilat janë më të ekspozuarat nga koronavirusi.

Direktivat e OBSH kanë shërbyer gjithashtu si bazë e planeve të qeverive për masat e marra për parandalimin e përhapjes së virusit, shkruan “opinion”.

Tags: beGjermaniakinakoronavirusTrump

TË LIDHURA

Nafta venezueliane, Rusia dërgon anije luftarake për të mbrojtur tanker-in e ndjekur nga SHBA
Bota

Nafta venezueliane, Rusia dërgon anije luftarake për të mbrojtur tanker-in e ndjekur nga SHBA

09:24 | 07/01/2026
“I kapëm në befasi”/ Trump: I ndërpremë energjinë gjatë operacionit për kapjen e Maduros
Bota

“I kapëm në befasi”/ Trump: I ndërpremë energjinë gjatë operacionit për kapjen e Maduros

18:03 | 06/01/2026
Zjarri me 40viktima në Zvicër, zyrtarët flasin në konferencë: Kërkojmë falje,por nuk japim dorëheqje
Bota

Zjarri me 40viktima në Zvicër, zyrtarët flasin në konferencë: Kërkojmë falje,por nuk japim dorëheqje

11:56 | 06/01/2026
Next Post
Befasojnë shkencëtarët: Koronavirusi mund të shkatërrohet në temperaturë më të lartë se 60°C

Befasojnë shkencëtarët: Koronavirusi mund të shkatërrohet në temperaturë më të lartë se 60°C

Pandemia, shkenca dhe politika

Pandemia, shkenca dhe politika

Më pak të prekur se Gjermania por më shumë viktima, ç’po ndodh me Belgjikën

Më pak të prekur se Gjermania por më shumë viktima, ç’po ndodh me Belgjikën







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

800 banesa të përmbytura ,qindra të evakuar,Bilanci nga përmbytjet në Durrës, burgu ende i përmbytur
Aktualitet

800 banesa të përmbytura ,qindra të evakuar,Bilanci nga përmbytjet në Durrës, burgu ende i përmbytur

by mirseda
10:50 | 07/01/2026
0

Të paktën 800 banesa të përmbytura dhe 304 persona të evakuuar. Ky është bilanci paraprak i përmbytjeve...

Burgu i Durrësit me gomone në oborr nga përmbytjet, punonjësi: Mos bëj video

Burgu i Durrësit me gomone në oborr nga përmbytjet, punonjësi: Mos bëj video

10:44 | 07/01/2026
Reshje intensive edhe në Pogradec, dy lumenj rrezikojnë të dalin nga shtrati, autoritetet thirrje

Reshje intensive edhe në Pogradec, dy lumenj rrezikojnë të dalin nga shtrati, autoritetet thirrje

10:28 | 07/01/2026
Emërohet Drejtoresha e Spitalit të Sanatoriumit. Elisaveta Treska

Emërohet Drejtoresha e Spitalit të Sanatoriumit. Elisaveta Treska

10:17 | 07/01/2026
Akuza për shpërdorim detyre, AMP pezullon 3 efektivë dhe një inspektor policie në Berat

Akuza për shpërdorim detyre, AMP pezullon 3 efektivë dhe një inspektor policie në Berat

10:15 | 07/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com