Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim është takuar ditën e sotme me Ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi.
Teksa u uroi për detyrën e re, Kim u shpreh e kënaqur për faktin se Çuçi ka urdhëruar hetime për trajtimin e protestuesve, pasi sipas saj, e drejta paqësore duhet të respektohet.
Ajo informoi se ka biseduar me Çuçin dhe për rolin e Ministrisë së Brendshme në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që do të mbahen më 25 prill 2021.
“U takova me Bledi Çuçin për t’i uruar suksese në detyrën e re si Ministër i Brendshëm. Më vjen mirë që dëgjova se ai ka urdhëruar për të hetuar trajtimin e protestuesve. E drejta e protestës paqësore duhet të respektohet. Gjithashtu diskutuam rolin e Ministrisë së Brendshme në zgjedhje. Ne ramë dakord për të forcuar bashkëpunimin për sigurinë dhe zbatimin e ligjit.”, shkruan Kim në rrjetin social, Twitter.
Met w/@bledicuci to wish success as Min of Interior. Good to hear he ordered investigations into treatment of protestors. Right of peaceful protest must be respected. Also discussed role of MOI in elections. We agreed to strengthen ???? cooperation on security & law enforcement.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) December 23, 2020