E shtunë, 23 Janar, 2021
12 C
Tirana

Toka ”nuk gjen qetësi”, tjetër tërmet në Greqi

Një tërmet me magnitudë 4,5 ballë tronditi Greqinë pasditen e sotme. Lëkundjet sizmike u ndjenë rreth orës 16:58 me atë lokale, sipas matjeve të Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës.

Tërmeti u shënua në perëndim të kryeqytetit grek, 17 km nga qyteti i Aigio. Sipas Institutit Gjeodinamik, lëkundjet ishin në thellësi 13 kilometër dhe ka shkaktuar edhe lëkundje të forta.

Ndërkohë, drejtori i Institutit, Akis Tselentis, tha se epiqendra e tërmetit u lokalizua 23 km nga Patra, ku janë shkaktuar disa dëme materiale, por nuk ka arsye për të pasur panik.

Mediat lokale raportojnë se lëkundjet sizmike patën një kohëzgjatje të gjatë, duke shkaktuar dhe frikë te banorët e zonës.

Kjo është lëkundja e dytë sizmike pas asaj në mesnatë, me magnitudë 4.1 ballë, e cila tronditi rajonin e Nafpaktos.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Tërmeti i fuqishëm prej 7 ballësh trondit Filipinet

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...