E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

‘Kërcet’ ar*a në plazhin e Zvërnecit. Çfarë ka ndodhur?

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë mesditë në plazhin e Zvërnecit në Vlorë. Personi që ka shtënë në ajër është identifikuar si Luçio Rroko, 42-vjeç. Ngjarja ka ndodhur për një konflikt të çastit me një familje, ku ka shtënë në ajër dhe më pas është larguar me një motorr.

Ai tentoi që ta frikësonte familjen me të cilën kishte konflikt, ndërsa terrorizoi pushuesit në plazh. Në njoftimin zyrtar, policia bën më dije se pasi ka qëlluar me armë, 42-vjeçari është larguar me shpejtësi dhe efektivët janë në ndjekje të tij.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Vlorë; Qëlloi me armë zjarri në ajër pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Më datë 22.07.2021, në Zvërnec, Vlorë,  shtetasi L. RR., rreth 42 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë ku falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin e autorit të dyshuar.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën  për kapjen e 42 vjeçarit si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...