E premte, 23 Korrik, 2021
28.5 C
Tirana

Situata në vend dhe varianti ‘Delta’, flet drejtoresha e ISHP-së Albana Fico

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico ka folur në një intervistë për ‘ABC News’, me gazetaren Juli Xhokaxhi, mbi situatën pandemike dhe variantin Delta të virusit në vënd.

Lidhur me qëndrushmërinë e situates “Prej 17 javësh situata ka pasur një trend të qëndrueshëm. Sot në spital kemi  5 të shtruar dhe s’kemi fatalitete. Duhet të japim gjithmonë pak kohë një fenomeni që ndryshon a është një qëndrueshmëri që na bën të mendojmë se kemi kthesë në këtë proces.”

Mbi pyetjen nëse virusi është dobësuar apo jo… “Nuk duhet të harrojmë që në verë ka një hapje me lehtësim të masave me ose pa variante është diçka që do të sjellë rritje. Këto infeksione janë në numra të vegjël, por për të thënë që pandemia ka mbaruar nuk është e arsyeshme dhe është e parakohshme.

Lidhur me variantin Delta, nëse ka hyrë në Shqipëri. “Varianti Delta ka prekur 104 vende të botës. Në laboratorin e ISHP kemi pasur sinjale të pazakonta të mostrave. Në fillimin e pandemisë kishin virusin që erdhi nga Kina. Më pas u përballën me  sinjale të pazakonta. Edhe sot kemi sinjale. Ne kemi izoluar këto mostra dhe i kemi dërguar në Gjermani. Presim edhe përgjigjen. Do të ishte e pamatur nga ana ime që të thoja se e kemi. Shifrat për të cilat flasim nuk janë të atij niveli. Varianti delta është i studiuar mirë. Jemi përpara një varianti që qarkullon bollshëm në botë. Kjo lloj gjëje është e rëndësishme të kuptojmë që ky variant ka transmetueshmëri më të lartë. Kur lehtësohen masat ka histori shpërthimi.

Dhe në fund një mesazh për të gjithë: “Nuk është vetëm Delta që qarkullon. Ne duhet të vaksinohemi.”

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shpejtësia në rrugë, një marrëzi që duhet ndalur

Nga Luan Rama Mendohej përgjithësisht se aksidenti i rëndë që ndodhi më 25 qershor të këtij viti në autostradën Fier – Vlorë, pra vetëm një...

Sfidat e gazetarëve në zonat me kriminalitet të lartë në Shqipëri

Raimond Kola, Zëri i Amerikës Disa zona me kriminalitet të lartë në Shqipëri përbëjnë një sfidë për raportimin e lajmeve. Gazetarët thonë se shpesh ndihen...

Për të tretën herë, zbulohet kokainë në kontejnerët e ”Alba Exotic Fruit”

Pasditen e sotme, në Portin e Durrësit janë sekuestruar 6.5 kg lëndë narkotike, e dyshuar kokainë. Në kuadër të operacionit policor të koduar ''Rada'',...

Aksident në Divjakë, motori përplas për vdekje 85-vjeçarin

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjisruar pasditen e sotme në vendin e njohur si Kthesa e Gungasit, në aksin rrugor...

Euro nuk ndal rënien, në treg ka shumë valutë nga turistët dhe hyrjet informale

Monedha e përbashkët ka shënuar rënie të vazhdueshme në tregun e brendshëm gjatë ditëve të fundit. Të premten, një euro u këmbye me 122.19...