E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Përplasi për vdekje të riun me motor, arrestohet polici dhe vëllai i tij

Një punonjës policie është vënë në pranga, pas aksidentit me vdekje të ndodhur në Kamëz. Punonjësi i policisë, së bashku me vëllanë janë arrestuar për shkak se me makinën tip “Benz” me të cilën po udhëtonin mbrëmë pak pas mesnate, aksidentuan motorin tip “Suzuki” me drejtues një 26-vjeçar, i cili humbi jetën menjëherë si pasojë e përplasjes.

Arrestimi i inspektorit me inicialet R.M. 20 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë që ishte duke drejtuar “Benz”-in dhe vëllait të tij M.M., 22 vjeç, është bërë nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave.

Njoftimi i SHÇBA:

Drejtoria Rajonale e SHÇBA Tiranë arrestuan në flagrancë punonjësin e policisë, Inspektor R.M., 20 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë, dhe vëllain e tij shtetasin M.M., 22 vjeç.

Arrestimi u krye pasi duke qarkulluar me mjetin tip “Benz” në rrugën “Teuta”, në drejtim të rrethrrotullimit të Frutikulturës, Kamëz, sot rreth orës 00:15 aksidentuan mjetin motoçikletë tip “Suzuki”, me drejtues një 26-vjeçar, i cili ka humbur jetën menjëherë si pasojë e përplasjes. Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Pengimi për zbulimin e të vërtetës”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Aksident i qëllimshëm ndaj ish-kryeministrit Berisha? Ja ç’thotë truproja

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...