Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Ishull Lezhë, pak çaste më parë.
Nga të dhënat paraprake, ende jo zyrtare thuhet se ka mbetur i vrarë një polic me emrin Saimir Hoxha.
Polici i vrarë me detyrë nën/komisar, Saimir Hoxha po kontrollonte për kanabis në zonën e mbrojtur Kune-Vain.
Një i dyshuar me inicialet A.R., është shpallur në kërkim.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.