Policia dhe FNSH kanë mundur që të neutralizojnë të riun që kërcënonte për minuta të tëra se do të shpërthente një bombol gazi në Vlorë.
Gjithçka nisi pas një sherri mes të rinjve. Policia është vënë në ndjekje të riut në fjalë, i cili menjëherë sapo ka pikasur praninë e bluve, ka marrë peng familjen e tij.
Ai është shprehur se do të vrasë familjarët, në rast se policia i afrohet. Po kështu tha se do të shpërthejë bombolën e gazit.
Ai kishte lidhur bombën e gazit me derën hyrëse, ndërkohë që në vendngjarje policia dhe FNSH krijuan perimetrin e sigurisë, dhe negociuan me të.