Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Ermal Fejzullahu, i ftuar në “BE coffee”, në programin “E Diela Shqiptare”, ka folur rreth jetës së tij familjare, ndërsa në një moment rrëfeu një situatë të frikshme ku kishte humbur fëmijët në parkun më të madh të lojrave, në Disneyland.
“Më ka rastisur në Disneyland. Menduan që janë për një çast para televizionit duke i parë ato!”, u shpreh ai.
I pyetur nga Bes Kallaku, nëse tregohet ndonjëherë i ashpër me fëmijët, Ermal Fejzullahu përgjigjet: “Normal që bërtas”.
Ermali dhe bashkëshortja e tij Ariana, janë prindër të tre fëmijëve, të dy vajzave dhe një djali.