E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

“Kena ba shtet, ditën t’puth e natën t’vret”, shkodranët në protestë

Sikundër ishte paralajmëruar më herët, tashmë po mbahet një protestë në Shkodër, për 25 vjeçarin e vrarë, Klodian Rasha.

Me pankarta në duar “Ma në fund kena ba shtet, ditën t’puth e natën t’vret” apo “nuk jena popull i varfër, por jena popull i vjedhur dhe i vrarë”, qytetarët po protestojnë për drejtësi.

Tubimi ka nisur në sheshin “Luigj Gurakuqi”, dhe ndryshe nga java e shkuar deri më tani, nuk ka patur asnjë incident.

Protesta në fjalë ka si kërkesë dorëheqjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, pas vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv i forcave ‘Shqiponja’.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...