E hënë, 1 Mars, 2021
7 C
Tirana

“Do ketë një fund të keq dhe të shpejtë”, Ngjela tregon çfarë e pret Ramën

Avokati i njohur Spartak Ngjela është shprehur se shteti shqiptar nuk ka bërë dot përpara, sepse krerët kanë shitur interesin kombëtar te fqinjët pushtues.

Kreu i qeverisë Edi Rama, bojkotoi fjalimin e presidentes në detyrë Vjosa Osmani, gjatë seancës plenare. Ngjela tejet i revoltuar shkruan se Rama, presidentin e Serbisë Aleksandar Vučiće e pret me dashuri, e ndërsa presidenten e Kosovës e pret me armiqësi.

Ai e konsideron si një turp, ndërsa e argumenton me faktin se kreu i qeverisë shqiptare po shet interesin kombëtar.

Lidhur me mos pjesëmarrjen e Ramës në Kuvend, kur po mbante fjalën presidentja e Kosovës, avokati e cilëson si një anti-shqiptar. Në vazhdën e akuzave, ai thotë se Shqipëria ka si kryeministër një antihistorik.

Statusi

Edhe pse shteti shqiptar, pas shumë përpjekjesh u formua i cunguar në 28 mijë kilometra katrorë, ai nuk bëri dot përpara, sepse krerët që e drejtuan, shitën interesin kombëtar te fqinjët pushtues tertitoresh shqiptare. Sidomos te Serbia.

Kjo është fatkeqësia shqiptare, e cila po vijon. Pse të zgjatemi, e shihni kryeministrin shqiptar që, presidentin banal të Serbisë e pret me dashuri prej shitësi, dhe presidentetn e Kosovës e pret me armiqësi, sepse i mërzitet blerësi Vuçiç.

Turp!

Por, kur do të shpëtojë Shqipëria nga këta shitës banalë të interesit kombëtar, që kanë filluar me Esat Pashën dhe kanë ardhur deri te Edi Rama?

E patë dje antishqiptarin Rama se si u suall me çlirimtaren e Kosovës, ëndërrën patriotike të shqiptarisë?!!

Shqipëria ka si kryeministër një antihistorik, me veglat e tij qorre. Kërkoi të fyente presidenten elokuente dhe heroike të Kosovës, si një pasha turk që kërkon të shesë interesin kombërar në Beograd.

Zotërinj, mbaheni mend: struktura e brendshme e mendimit, nuk është fjala, por sjellja. Ajo sjellje që tregoi kryeministri shqiprar ndaj zonjës së lartë e të nderuar shqiptare të Kosovës, është antishqiptarizëm i kulluar. Por, është naiv, që do të ketë një fund shumë të keq dhe të shpejtë; keni për ta parë.

Kurse, pyetja mbetet të jetë kjo:

Shqiptarët, akoma edhe sot do të vazhdojnë të mbajnë për kryeministra antishqiptarët, si në 100 vjet?

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

A mund të përhapet Co*id-19 nga mishi i ngrirë? Ja çfarë thonë shkencëtarët

Nga: Dyani Lewis “Nature” Këto javë po forcohet gjithnjë e më shumë teza se koronavirusi mund të përhapet nga mishi i kafshëve të egra që...

Xherdan Shaqiri drejt largimit, Liverpuli vendos për të ardhmen e sulmuesit

Sulmuesi Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga Liverpuli në verë, teksa tashmë edhe klubi ka marrë vendimin për lojtarin. Drejtuesit i kanë vendosur çmimin lojtarit,...

Albin Kurti ka në dorë vetëm të refuzojë njohjen nga Izraeli

Kryeministri i zgjedhur i Kosovës Albin Kurti, i ka premtuar ambasadorit të Turqisë në Prishtinë, se do të shqyrtojë çështjen e vendosjes së Ambasadës...

Thirrja e Metës: Të mos guxojë njeri të luajë me votën e popullit shqiptar

Presidenti i Republikës, Ilir Meta lëshoi një thirrje të fortë, duke thënë se askush nuk do guxojë për të prekur votat e qytetarëve shqiptarë...

Meta ngre tonet: Kush shet votën sa një dele s’ka të drejtë të kërkojë llogari

Presidenti i Republikës, Ilir Meta tha se vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme të 25 prillit bëjnë që të çelen negociatat e Shqipërisë...