Kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ishin sot të pranishëm në Lushnjë, ku inspektuan një pikë grumbullimi.
Kreu i qeverisë u shpreh se bujqësia ka pësuar transformime mbresëlënëse, teksa thekson se në Lushnjë janë ngritur ferma moderne që gjenerojnë punësim dhe i afrohen kushteve të Bashkimit Evropian.
“Jemi përpara me rajonin me programin e mbështetjes për bujqësinë. Është një volum investimi për infrastrukturën në bujqësi që nuk ka ndodhur më përpara. Faza tjetër e zhvillimit është agro-përpunimi”, tha Rama.
“Shumë e rëndësishme të shohim rezultatin konkret të kontributit tonë. Mijëra persona kanë kërkuar të bëhen pjesë e këtij investimi”, tha Soreca.
Postimi i plotë:
Aty ku puna me tokën dhe transformimet mbresëlënëse të viteve të fundit nuk kanë bërë kurrë lajm dhe ku realiteti flet qartë për rilindjen e vështirë, por të vazhdueshme të bujqësisë, përmes plot shembujsh kuptimplotë, si ky i Nedrete Arapit dhe familjes së saj nga Zgjana?
Falë edhe financimit direkt nga programi i qeverisë + fondit nga programi evropian IPARD II – ku Shqipëria po ia del të thithë fonde të konsiderueshme, si rezultat i rritjes së cilësisë së projekteve dhe bashkëpunimit AZHBR-Fermer- magazina e thjeshtë ku nisi historia e suksesit të kësaj familjeje punëtore, është transformuar në një strukturë moderne që gjeneron punësim dhe garanton rritjen e përvitshme të eksporteve në Bashkimin Evropian.