Byroja e Kuvendit ka përjashtuar me 10 ditë deputetin e opozitës së re, Ralf Gjoni. Sipas Byrosë, deputeti ka shkelur rregulloren në sjellje, pasi në seancën e fundit parlamentare nxori lëpirëse në foltoren e Kuvendit.
Deputeti iu drejtua opozitës me fjalët: “Meritoni vetëm lolipop”.
“Çdo komb krenohet me historinë e tij. Kopenhagu mbrojti portin e Peshkatarëve të vjetër. Godina të vjetra janë, si kolibe lepujsh duken nga brenda. I kanë mbajtur, i kanë ruajtur, i kanë promovuar, mburren me to. Çfarë lloj speciesh jeni mor? Nuk e kuptoj! A ka një socialist që ka një copë shpirt për Tiranën? Çfarë jeni? Lëpirësa lolipopi! Po, po lëpirësa jeni. Ju meritoni vetëm lolipop”, tha deputeti gjatë fjalës së tij.
Në lidhje me këtë reagoi edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili tha se kjo ishte në kundërshtim me etiken dhe rregulloren
“Ndaç në xhep ndaç mbaji në gojë është e drejta jote. Unë korrigjoj çfarë nxjerr nga goja, jo çfarë fut. E ato që nxore nga goja janë në kundërshtim me etiken dhe rregulloren. Të kujtoj që koha e debatit është për veprimtarinë vjetore të KQZ, nëse ke gjë vazhdo, nëse do vazhdosh ashtu do të ndërpres fjalën”, tha ai.