Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

”Kemi prova, ka kryer korrupsion”/ SPAK: Ja pse u arrestua prokurori Kariqi

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka publikuar njoftimin zyrtar, në lidhje me operacionin e zhvilluar ditën e sotme në qytetin e Kavajës, ku u arrestua prokurori i Prokurorisë së Kukësit Edmond Kariqi, dhe shoferi i tij Isuf Bega.

Sipas SPAK, janë mbledhur prova konkrete nga të cilat janë krijuar dyshime se Kariqi ka kërkuar dhe ka marre përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të favorizuar disa persona nën hetim, të cilet kanë qënë duke u hetuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Kukës.

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë ”arrest me burg” për Kariqin dhe shoferin e tij, për shkak të përfshirjes në korrupsion.

Ndërkohë, janë arrestuar edhe dy persona të identifikuar me inicialet D.D dhe E.B, si të dyshuar se kanë kryer veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë, të kryer në bashkëpunim.

Njoftim nga SPAK

”Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka zhvilluar hetime në kuadër të proçedimit penal nr.49/1 viti 2021, që bën fjalë për veprat penale “Korrupsioni aktivi gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, të kryer në bashkëpunim,  si dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve. prokurorëve dhe funksionarëve te tjere te drejtésise”. Të parashikuara nga nenet 319 e 25 dhe 319/ç të Kodit Penal. Nga veprimet hetimore të kryera për këtë proçedim penal në bashkapunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë se Policise së Shtetit, janë siguruar dhe janë mbledhur prova konkrete, nga të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasi Edmond Kariqi, në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë prane Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, ka kërkuar dhe ka marre përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të favorizuar disa persona nën hetim, të cilet kanë qënë duke u hetuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Kukës.

Në kuadër të hetimeve paraprake të këtij proçedimi penal, me kërkesë të Prokurorise se Posaçme kunder Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin me nr.46, datë 30.06.2021 te Gjykatës Posaçme të Shkallës se Pare për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiraně, është vendosur Caktimi ndaj shtetasit Edmond Kariqi të masës sẽ sigurimit personale shtërnguese “arrest në burg e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale. si i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i giygtarëve, prokuroreve dhe funksionarive të tjere të drejtësise” të parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal. Caktimi ndaj shtetasve Isuf Gega, D.D dhe E.B e mases së sigurimit personale shternguese “arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, si te dyshuar se kane kryer vepren penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i finksionareve te tjere te drejtesise, të kryer në bashkpunim, të parashikuar nga nenet 319 dhe 25 te Kodit Penal. Sherbimet e policise giyqesore t Drejtorise se Policise se Shtetit kane ekzekutuar ne daten 30.06.2021 masën e sigurimit personale të vendosur ndaj shtetasve Edmond Karigi dhe Isuf Gega. Hetimet paraprake per ketë proçedim penal janë në vazhdim e siper dhe ende nuk kane përfunduar.”

Tags: arrestimedmon kariqinjoftimSPAK

TË LIDHURA

Aktualitet

Shtyhet seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixhon. Caktohet data e radhës

12:26 | 08/06/2026
Aktualitet

Të shtëna me armë në Kamëz, një person humb jetën

12:07 | 08/06/2026
Aktualitet

U përplas me një person për motive të dobëta, arrestohet autori i plagosjes së djeshme në Shijak

12:05 | 08/06/2026
Next Post

Merreni dhe çojeni në Tiranë këtë shtatore…

Konservatorët dhe sociologjia: një dilemë komplekse

'Nuk kemi para'/ Ministri: Nëse shpërthen pandemia në vjeshtë Greqia falimenton







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Shtyhet seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixhon. Caktohet data e radhës

by mirseda
12:26 | 08/06/2026
0

Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Piro Xhixhos, për shkak të mungesës së...

Të shtëna me armë në Kamëz, një person humb jetën

12:07 | 08/06/2026

U përplas me një person për motive të dobëta, arrestohet autori i plagosjes së djeshme në Shijak

12:05 | 08/06/2026

LAJMI I FUNDIT/ Plagosje me armë zjarri në Kamëz

11:58 | 08/06/2026

Seanca në GJKKO për dosjen “Partizani”, dëshmon ish-drejtoresha e Sporteve

11:53 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com