Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Katër mesazhet e qarta të opozitës në protestën e 12 nëntorit

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Katër mesazhet e qarta të opozitës në protestën e 12 nëntorit

Nga: Agim Nesho

Protesta paqësore e 12 Nëntorit nga përmasat e saj dhe përkrahjes popullore ishte një fitore mbi të gjitha e popullit Shqiptar. Opozita e bashkuar mundësoi 4 mesazhe të qarta që kanë lidhje me të ardhmen e vendit dhe rivendosjen e demokracisë në Shqipëri.

Mesazhi i parë është se orientimi Euro-Atlantik i Shqipërisë është prioritar, dhe ne do të bëjmë çdo gjë për të çrrënjosur regjimin autokratik të Edi Ramës, regjim i cili po mundëson në Ballkan bërthamat e një regjimi putinesk në shërbim të oligarkisë së tij dhe pushtetit personal.

Demagogjia dhe propaganda që mban këtë klikë në pushtet u përpoq me dizinformim të thotë se protesta madhështore e popullit që u mblodh për ti thënë JO një regjimi anti-kombëtar që po e devijon vendin nga rruga Europiane dhe perëndimore, i shërben Putinit dhe financuar prej tij.

Në fakt, thelbi i revoltës popullore qëndron në dënimin e politikave ruse-sllave të këtij regjimi duke mundësuar destabilizimin e Ballkanit Perëndimor me ndryshimin e kufijve ose rikthimin e Jugosllavisë së re; kjo protestë ishte kundër sjelljes servile dhe vasale të qeverisë, që për të mbrojtur dhe mbajtur pushtetin e saj mund të mbyllë kopshte dhe shkolla në plotësim të kërkesës së autokratëve të Ballkanit. Ajo ishte protestë kundër bekimit që i dha aleati më i ngushtë i Putinit, patriarku rus Kiril, në takimin e prillit 2018 kryeministrit Shqiptar Edi Rama për politikat e tij pro-ruse-sllave dhe bashkëpunimin e ngushtë me Vucic; protesta popullore ishte kundër planit famëkeq të shpopullimit të Shqipërisë dhe konceptit anti-kombëtar të tokës së zbrazur, ku shqiptarët nuk kanë rol në bërjen e vendit të tyre. Thirrja e bërë nga lideri demokrat Berisha për partnerët tanë perëndimorë, për të mos përkrahur më një regjim të kalbur autokratik, kleptokratik dhe abuzues me pasuritë e popullit të tij, është një thirrje e fuqishme dhe mesazh i qartë që vjen nga një popull që kërkon të ardhmen e tij europiane.

Mesazhi i dytë: ne sjellim popullin në pushtet me votë të lirë. Qëllimi i Opozitës së bashkuar është shporrja e këtij regjimi anti-popullor sa më shpejt me anë të votës së lirë dhe protestës, protestës dhe votës së lirë. Sot qëllimi i Opozitës së bashkuar nuk është pushteti, por rivendosja e demokracisë funksionale në Shqipëri, nuk është vetëm fitorja por rikthimi i demokracisë direkte të popullit në administrimin e vendit, të drejtës së referendumeve, të krijimit të institucioneve të pavarura dhe funksionimit të drejtësisë së kapur nga regjimi. Ne duam të sigurojmë votën e lirë për t’ju dhënë legjitimitet të plotë institucioneve të zgjedhura. Ne nuk pranojmë manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2017 por edhe atyre të 2021, ku makineria e shtetit vihet kundër interesave të qytetarit.

Urrejtja popullore sot në Shqipëri është aq e madhe sa opinioni publik kërkon me të drejtë që opozita të dalë nga stanjacioni, nga protestat që nuk sjellin ndryshim, që ta detyrojnë keq-qeverisjen të largohet sa më shpejt. Ata kanë të drejtë se ky klan anti-kombëtar nuk reagon për zemërimin e popullit, nuk ka transparencë në qeverisjen e vendit dhe ka prishur kontratën me popullin. Por protesta e 12 Nëntorit me madhështinë e saj e dha mesazhin: Ne jemi shumica, ne jemi e ardhmja që do të kthejë popullin në pushtet. Ne nuk i dhamë mundësi këtij regjimi që të shtyjë sundimin e tij duke pretenduar që opozita është destruktive dhe destabilizuese. Ne jemi të fortë dhe do të mbrojmë votën e lirë të sovranit.

Mesazhi i tretë: Shqipëria e Shqiptarëve dhe të ardhmen do t’ja kthejmë Rinisë. Ky mesazh i fortë i dhënë nga lideri i Partisë së Lirisë Meta kthen shpresën dhe besimin tek shqiptarët që Shqipëria do të bëhet dhe atë do ta bëjë brezi i lirisë, rinia Shqiptare e cila sot ka shpopulluar vendin. Ajo ka ikur se regjimi i ka mbyllur perspektivën, se nuk ka shkollim, nuk ka punë dhe nuk e duron padrejtësinë dhe vjedhjen. Ne besojmë që rinia jonë e mrekullueshme është e zgjuar dhe e aftë për të marrë përgjegjësi, prandaj do të punojmë për ta dhe me ta për ta ndryshuar Shqipërinë. Ne do t’ju japim mundësinë për ta ndryshuar vendin, ata janë e ardhmja e Shqipërisë, e një Shqipërie Europiane të lirë dhe me vlera perëndimore.

Mesazhi i katërt është që Shqipëria nuk do të ecë përpara në qoftë se ne nuk vëmë përpara përgjegjësisë morale dhe ligjore ata që po shkatërrojnë të ardhmen tonë dhe vënë në rrezik sistemin tonë politik, atë të demokracisë. Ky ishte edhe mesazhi i fuqishëm i dy udhëheqësve të opozitës që premtuan se abuzuesit, shpërdoruesit e pronës së shqiptarëve dhe aventurierët politikë do të gjykohen nga drejtësia dhe abuzimet do ti kthehen popullit. Duke realizuar këtë proces llogaridhënie dhe kthyer mekanizmin e qeverisjes së popullit hedhim një hap përpara për mbrojtjen e demokracisë dhe ndërgjegjësimit se sistemi politik i demokracisë nuk mund të merret i mirëqënë, por duhet mbrojtur dhe luftuar për të.

Tags: agim neshoopozitaprotestashqiperi

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
“Do kemi një dimër të vështirë”, Artan Hoxha: SHISH duhet të tërheqë agjentët që ka jashtë

"Do kemi një dimër të vështirë", Artan Hoxha: SHISH duhet të tërheqë agjentët që ka jashtë

Protesta në Iran: Gjykata e Teheranit dënon personin e parë me vd*kje për shkak të trazirave

Protesta në Iran: Gjykata e Teheranit dënon personin e parë me vd*kje për shkak të trazirave

“Ma trego”, u tha ai… dhe ata i rrëfyen 41 sekrete!

“Ma trego”, u tha ai… dhe ata i rrëfyen 41 sekrete!







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

Trump planifikon vizitë zyrtare në Greqi, ambasdorja e SHBA në Athinë zbulon arsyet
Bota

Trump planifikon vizitë zyrtare në Greqi, ambasdorja e SHBA në Athinë zbulon arsyet

by mirseda
22:40 | 02/02/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po planifikon një vizitë zyrtare në Greqi, njoftoi të dielën ambasadorja amerikane...

Françeska Murati në një romancë të re pas ndarjes?

Françeska Murati në një romancë të re pas ndarjes?

22:03 | 02/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Shefi i NATO-s, Mark Rutte vizitë nesër Kiev/ Pritet të mbajë fjalim në parlamentin ukrainas

Shefi i NATO-s, Mark Rutte vizitë nesër Kiev/ Pritet të mbajë fjalim në parlamentin ukrainas

21:07 | 02/02/2026
Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

20:39 | 02/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com