Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

“Ma trego”, u tha ai… dhe ata i rrëfyen 41 sekrete!

4 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant

Nga: Zefina Hasani

Kur Ben Blushi nisi të publikojë intervistat e para, të bëra (aspak) rastësisht nëpër rrugët e Tiranës e mandej edhe përtej saj, më parë se fotografia (që mesa duket qenka pasioni i tij i ri), mua më nguliti aty, në FB e tij, fjala, fraza, sinqeriteti, stili i këtij lloj të intervistuari, rehat fare, vend e pa vend, me të njohur e të panjohur.

Nuk kisha si ta dija me siguri (edhe pse po e merrja pak me mend) se të gjitha këto takime e biseda po i mblidhte për librin e tij të radhës. Ajo që po dija edhe një herë më qartë ishte se shkrimtari, është ai që më ka pëlqyer përherë, nga gjithë profilet e tjera të Ben Blushit.

Ndaj nisa ta përgjoj e ta ndjek nga pas për të lexuar intervistat e radhës, menjëherë sapo ai i publikonte. Më dukej lexim i lezetshëm, që jep informacion e ndjell ngacmime të ndryshme, pa shumë impenjim, edhe kur je në zyrë, në punë, edhe kur je në kafe… Lexim që të orienton t’i njohësh ndryshe ata që ke pretenduar se i njeh, e t’i shohësh me një tjetër perceptim e mendim njerëzit, faktet, dukuritë përreth, të cilat mund të mos i kesh parë apo konsideruar më parë.

Mbetet lexim i mangët, megjithatë, derisa merr në dorë librin “41 Sekrete” dhe kupton se në sa e sa njerëz e vende të tjera kishte hulumtuar Blushi, e se sa pak kishte servirur si ngacmim në FB e tij.

Leximi plotësohet dhe merr më shumë fuqi në atë libër ndërsa nis e të riciklon furishëm në tru faktin se jeta ka dhjetra e qindra dimensione, se jeta jetohet (dhe duhet të jetohet) gjithsesi, me apo pa famë e sukses, me apo pa shami, me apo pa para e pasuri,  i/e pa apo i/e martuar, me apo pa delir, me të shkuarën e lavdishme apo dhe me të tashmen e zakonshme (ose anasjelltas), me kujtesën apo dhe me humbjen e saj, me shtëpinë të mbushur plot apo të mbetur bosh, në luftë e në paqe, me fe e pa fe, me apo pa gjini, i/e pushtuar nga demonët apo dhe e çliruar nga ata, duke qenë i njëjtë apo krejt i ndyshëm brenda llojit e komunitetit… jetohet me apo pa pushtet.

Jeta jetohet duke mbajtur sekrete por edhe duke i rrëfyer një ditë ato, krejt si pa teklif, në rrugë tek një i (pa)njohur, sapo ai të afrohet e të kërkon: Ma trego! Ma thuaj!

Kështu ka ndodhur me personazhet e Ben Blushit, asnjëri i trilluar këtë herë. I ka gjetur në kënde, hapësira, statuse e gjendje të ndryshme të jetës. I ka dëgjuar, karikuar, kundërshtuar, zhbiruar e pasi u ka marrë gjithë rrëfimin i ka bërë të pozojnë (me apo pa siklet) përpara aparatit Nikon, që e ka blerë të përdorur e që siç e përshkruan, në njërën prej bisedave të publikuara në libër: “Ngjan si një mitraloz që deri më sot nuk ka kërcënuar asnjë, përveç meje. Me qindra shkrepje më kanë dalë të prishura, të shfokusuara apo pa dritën e duhur, për shkak të teknikës që unë ende nuk e zotëroj mirë”.

Po ç’punë prish kjo në fund të fundit. Fjala, është ajo çfarë Blushi zotëron prej shumë kohësh. Me fuqinë e fjalës i ka bërë personazhet të zbërthehen para tij, duke marrë kështu brumin e këtij libri, që të thotë shumë, ta thotë me stil dhe pa të marrë shumë kohë.

Fjala është ajo, që ashtu si edhe në leximet e intervistave të para, botuar në FB, më ngulën në libër, deri në faqen e fundit të tij.  Pastaj, sigurisht ua hodha një sy edhe fotove, që padiskutim e bëjnë edhe më të veçantë këtë botim të ri, (as roman, as novelë, as tregim, por thjesht libër sekretesh) të autorit, pavarësisht se sa shumë do të jetë torturuar ai në përzgjedhjen e më të mirave, ndër 100 shkrepjet nga mitralozi i tij kërcënues.

Tags: 41 SekreteBem BlushiZefina Hasani

TË LIDHURA

Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Aktualitet

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj

20:07 | 20/04/2026
Next Post

Moti për sot/ Ulje temperaturash dhe vranësira në të gjithë territorin

Harrojini fluturimet e lira!Biletat shtrenjtohen ndjeshëm vitin e ardhshëm, mesatarisht 150-200 euro

Pse Berisha e kishte lënë protestën më 12 nëntor?







JU REKOMANDOJMË

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026

Alarmi i minutës së fundit/I ka shënuar dy herë Izraelit, por Shqipëria zbret sonte pa “armën” e saj

14:36 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

by mirseda
22:45 | 03/06/2026
0

Forcat e Armatosura Iraniane pretendojnë se kanë goditur një destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, me pretekstin...

Aksident në Tiranë-Durrës, dy makina në kanal, plagoset një person

22:30 | 03/06/2026

Opozita në Serbi: Vuçiç ka dërguar një aeroplan plot me kriminelë në Mal të Zi

22:23 | 03/06/2026

Vilat Qeveritare në Vlorë, qeveria autorizon sqarimin e pronave

22:21 | 03/06/2026

Tensione në “Air Albania”, Hysaj reagon pas golit të Izraelit

22:10 | 03/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com