E martë, 30 Nëntor, 2021
7.5 C
Tirana

Kandidati i Ramës bën gafën e pafalshme në Shkodër, “plas” në rrjetet sociale (Video)

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetri ka bërë një gafë të pafalshme e cila po bën xhiron e internetit. Në një takim që ka organizuar ditën e sotme më njerëzit e botës së sportit, Pjetri është shprehur se do ta rikthejë Vllazninë në Kategorinë e Parë, një gafë që ishte bërë më parë edhe nga kryebashkiakja aktuale Voltana Ademi.

Vllaznia mbylli një sezoni të vështirë në të Parën, ku në fund arriti të siguronte Superioren. Kjo deklaratë e tij nuk është kapërdirë dot nga tifozët shkodranë, të cilët kanë vërshuar në një lumë sharjesh në rrjetet sociale. Nëse Voltana Ademit, i falet në njëfarë mënyre pasi është edhe femër, gafa e Pjetrit, i ka “tërbuar” tifozët kuqeblu.

“Vllaznia nuk po arrin të kalojë aty ku e ka vendin. Kam marrë shumë shqetësime nga tifozë të ndryshëm dhe pyetja kryesore është: Valdrin, çfarë do të bësh me Vllazninë nesër? Në konsultë edhe me mjeshtrit e sportit, por edhe duke parë anën ekonomike, propozimi ynë është fillimi i procedurave për privatizimin e KF Vllaznia.

Vetëm atëherë ne mund të çojmë Vllazninë në Kategorinë e Parë dhe t’i japim Vllaznisë as më shumë e as më pak, por atë që meriton. Ja kemi borxh dhe borxhet duhet me i la. Koncepti ynë është që Vllaznia të privatizohet”, u shpreh kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetri.

Valdrin Pjetri Shkoder on Vidnews.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Foltorja e Kuçovës dhe kuvendi i partisë: numrat, superstruktura e ideologjia

Nga: Genc Pollo 1-NUMRAT E KUÇOVËS E MË GJERË  Javën e kaluar isha i pranishëm në Foltoren e PD-së në Kuçovë; aty kam shërbyer si deputet...

Implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje

FIFA vjen me risi, ku do të implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje. Kjo teknologji të re, do të implementohet në Kupën...

Çfarë dimë për variantin Omicron, që po “gjunjëzon” botën

Varianti Omicron i COVID-19, paraqet një rrezik global "shumë të lartë", tha të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Varianti, i klasifikuar zyrtarisht si 'B.1.1.529'...

Dha dorëheqjen javën e kaluar, kryeministrja e Suedisë rikthehet në detyrë

Magdalena Andersson, e cila dha dorëheqjen shtatë orë pasi u zgjodh si kryeministrja e parë femër e Suedisë javën e kaluar, është përzgjedhur sërish...

Ishte duke raportuar LIVE, gazetaren e ngacmojnë duke e prekur nga të pasmet

Një incident ka ndodhur me një gazetare sportive, e cila gjatë raportimit LIVE është ngacmuar nga një person. Por edhe ajo nuk ka qëndruar...