Kronikë

Helmoi vjehrrën, zbardhet dëshmia tronditëse e nuses: Isha 5 muajshe shtatzënë. I thashë që…


               Publikuar në : 16:36 - 26/06/19 Enno

Marjana Çmeta, e cila akuzohet se helmoi vjehrrën e saj me fostoksinë ka dalë para trupit gjykues, ku ka dhënë dëshminë e saj lidhur me ngjarjen e ndodhur më 30 prill 2017.

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Marjana tha se viktima, Lirie Lami, pas një debati e kishte goditur, ndërsa i mohoi akuzat se e kishte helmuar ajo.

“Atë dite shkova në shtëpi, sepse isha tek familja ime. Rregullova Oltionin për në punë, e shoqërova deri tek autobusi dhe u ktheva të bëja punët e shtëpisë. Pak më vonë në shtëpi erdhi Liria, e cila solli qumësht dhe do mbillte ca fidan. Kur u fut në shtëpi më tha se ishte e shqetësuar për sjelljen e vajzës së saj, pasi ishte larguar e inatosur.

Me tha që s’di çfarë t’iu bëj më, ju kam çuar në hoxhe dhe prape njësoj. Unë i thash që nuk është zgjidhje hoxha. Me tha se nuk ia çon me qëllim të keq. Donte të shkonte të takonte një të afërme për këto diskutime. Unë nuk e lejova dhe i mbylla derën me çelës. Aty u konfrontuam pak dhe ajo me qëlloi. Isha 5 muajshe shtatzënë dhe ndjeva dhimbje. I thash që nëse e humbja fëmijën do ishte faji i saj. Me pas jemi ndarë dhe unë ndenja tek dhoma ime. Kur dola ajo ishte shtrirë pas krevatit. Njoftova të afërmit dhe e dërguam në spital”, dëshmoi Çmeta në Gjykatë.

Në dosjen e prokurorisë, thuhet se Marjana Çmeta në rrëfimin që ka bërë para hoxhës, Hysen Shehu tregon se si e mashtroi vjehrrën 48-vjeçe për të pirë lëngun, që ishte helmi fostoksinë, në mënyrë që ato të mos konfliktoheshin më.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT