Një 59-vjeçar është arrestuar nga forcat e policisë në Mirditë.
Në banesën e shtetasit N.GJ, në fshatin Kaçinar, u gjetën 17 kg kanabis, dhe një armë zjarri automatik.
”Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit N. Gj., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 17 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa dhe një armë zjarri automatik’’, informon policia.
Operacioni u zhvillua nga seksioni për Hetimin e Narkotikëve ,në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Lezhë dhe Komisariatin Mirditë.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë , për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe Armëmbajtja pa leje”.